Gjyshi i Devi Lalës, autori i vrasjes së 15-vjeçarit Angelo Gjokazaj, i kërkon falje familjes së viktimës. Ai tha për Report Tv se familja e tij nuk ka arkivol përpara, por ndodhet në të njëjtën situatë, sikur fatkeqësia t'u kishte ndodhur atyre. 

"I kërkoj falje familjarëve të 15-vjeçarit, Angelo Gjokazaj. Ne nuk kemi arkivol përpara por jemi në të njëjtën situatë. Jemi të pikëlluar", ka thënë ai. 

I pyetur për konfliktet e të rinjve, i moshuari ka thënë se nuk ka ditur gjë, ndërsa i vetmi version për ngjarjen, thotë ai, është ajo që ka dëgjuar në media. 

"Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Dimë vetëm atë që kemi parë në TV, që janë grindur për një gjë banale. Pse më pe, pse të pash dhe me pas nipi jonë e ka goditur me thikë", thotë gjyshi i Devi Lalës, i arrestuar menjëherë pas krimit ku mbeti i vrarë me thikë Angelo Gjokazaj në lagjen Spitallë të Durrësit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com