ELBASAN- Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, Fatjon Bici në maj të vitit 2023 në qytetin e Gramshit. Seanca në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 anëtarësh. Sakaq të pranishëm kanë qenë familjarët e të ndjerit, Bici, të cilët kanë kundërshtuar gjykimin e shkurtuar për autorët. Edhe gjatë seancës paraprake avokati i familjarëve të viktimës ka ankimuar “gjykimin e shkurtuar”. Sakaq, seanca e radhës është caktuar më datë 28 shkurt ora 14:00 në Gjykatën e Elbasanit.
Ndaj të miturve O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi rëndojnë akuzat; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”. Për të gjitha veprat penale që rëndojnë ndaj tyre, rrezikojnë deri në 15 vite burg.
Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thike vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshtit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë teksa hyri për ta mbrojtur.
Në dosjen e prokurorisë, citohen mesazhet e shkëmbyera mes djemve në konflikt ku i dërgonin njëri tjetrit në ‘snapchat’ foto të thikave dhe përforcues grushti. Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3070
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
21 Dhjetor, 08:50
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ 2 makina përplasen me njëra tjetrën
20 Dhjetor, 14:17
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:44
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor, 13:58
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor, 15:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor, 16:15
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg
13 Dhjetor, 12:40
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi
12 Dhjetor, 13:55