Vrasja e 3 grave, sociologu: Në shoqëri ekziston 'siguria e budallait'! Psikologia: Fëmijës t'i mësohet barazia dhe toleranca

TIRANË- Sociologu Gëzim Tusha, e cilëson si më të rëndë pas kësaj ngjarjeje tronditëse me autor Dan Hutrën, indiferencën e shoqërisë. Në një intervistë në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, sociologu e përshkruan atë që po ndodh me termin “siguria e budallait, që sipas tij, qytetarët nuk reagojnë për aq kohë se ky krim nuk i ka prekur ata në rrethin e ngushtë familjarë. Ai thotë se kjo ngjarje, është treguar se asnjë hallkë nuk po funksionon siç duhet për të ulur kriminalitetin në shoqërinë shqiptare.

“Vërtetë kanë dalë gratë për të protestuar dhe Kodi Penal është përmirësuar, por efektet sociale nuk po japin impaktin e duhur, pra duhet të shoqërohem pse nuk po ndikohet në zbutjen kriminale, do të thotë që politika, institucionet kanë rënë impaktin i tyre dhe në vend që të na shtohen njerëzit normal, na kanë ardhur këta të nandertalin. Jemi në një moment, krimi ka nxjerrë dhëmbët dhe po zgjerohet indiferenca, shoqëria ka sigurinë e budallait, shyqyr nuk ka ndodhur me vajzën apo gruan time, do t’i ndodh nesër pasnesër dhe ky pajtim me të keqën sociale, por e banalizon, e keqja kur banalizohet është e vështirë që ta parandalosh”, tha profesori, Gëzim Tushi.

Problemin te shoqëria e sheh edhe psikologia Tana Aliaj. Ajo tha se shoqëria shqiptare është patriarkale, e kjo duket që në shprehjet e urta që përdorim.

“U bëfshi me një djalë”, për të treguar sa vlerësohet një djalë dhe një vajzë në shoqërinë tonë. Gjërat kanë ndryshuar shumë në propagandë, por të jo të thella”, tha psikologia.

Në Report Tv, sociologu ka listuar një sërë arsyesh pse sipas tij krimi është ulur këmbëkryq në vendin tonë. Ai është i mendimit që ka një shpërdorim të konceptit të lirisë, e ndërsa për të, nuk është zgjidhje dënimi me vdekje.

“Duhen identifikuar, i kemi instrumentet të edukimit dhe ndëshkimit. Një pjesë e familjes shqiptare kanë dalë nga binarët dhe nuk janë vatra të ngrohta. Në shoqërinë shqiptare ka një përdorim të lëndëve psikotrope dhe kështu nxitet kriminaliteti, krimi ka filluar të zbresë deri të krimi minor, në rrugë adoleshente, siç ishte rasti i dhunës, ka një shpërdorim të konceptit të lirisë, prandaj kanë reminishenca, kur thonë që kemi qenë më mirë, por ka qenë diktatura që i thyente dhembët krimit dhe sot duket sikur nuk ka një institucion që i bënë ballë krimit. Nuk është dënimi me vdekje ai që na zgjidh problemin, problemi duhet zgjidhur ndryshe, pse burgimi i përjetshëm  nuk mjafton.

Duhet edukimi dhe formimi, duhet të krijojmë një ndjenjë kundër patriarkalizmit, që femrën e përcaktojnë si pronë të mashkullit, duhet të fillojë që nga familja, te shkolla nuk ka rrugë tjetër ndryshe duhet të pranojmë tezën e vjetër që qytetërimi po na sjell kafshëri. Popuj po përkeqësohen, dhunë te adoleshentë, bulizëm, krim fizik, dhunë në familje, krim në rrugë, ky kriminalizim po bëhet i tmerrshëm, kjo është një ndër arsyet pse po ikin njerëz se ndihen të pasigurt, kush e ka përgjegjësi për këtë? Drejtësia, qeveria, shteti”, tha ai.

Nga ana tjetër psikologia Tana Aliaj, tregon disa mënyrë se si mund të ofrohen zgjidhje në raste kur përballemi me njerëz të dhunshëm, agresiv, apo edhe në ato raste kur një vajzë është e ekspozuar ndaj dhunës.

“Duhet të kuptojmë që nëse në marrëdhënie, dhuna nuk mund të tolerohet. Për të gjithë personat që shfaqin tipare agresive, të kërkojnë ndihmë ka programe që ndihmojnë që të ulin agresivitetin, ka gjithmonë zgjidhje Fëmijët e vegjël duhet të edukohen me normat e tolerancës, më e rëndësishme se të mësosh matematikën, fizikën. Fakti që njerëzit nuk reagojnë, ka ndodhur që edhe kur kanë reaguar nuk ka pasur asnjë kundër reagim”, Tana Aliaj, psikologe.

Këto reagime vijnë pas krimit që tronditi opinionin publik një ditë më parë, ku 40-vjeçari Dan Hutra ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër