Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhet dëshmia tronditëse:  Vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhet dëshmia tronditëse:  Vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

1685698933_alfonskolapetritgega.jpeg

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Alfons Kolës në Itali, ku dëshmitarët kanë rrëfyer të dhëna tronditëse.

Sipas mediave italiane, Alfonsi e piu kafen e tij të zakonshme në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Ai pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë.

Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi. Momentet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe të rrënjosura në kujtesën e pronarit të lokalit, i cili ishte dhe personi që njoftoi karabinierët, në orën 18:25 minuta.

“Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë ai shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur”, rrëfen pronari i lokali.

Gjithçka ndodhi në pak çaste dhe asnjë nga të pranishmit nuk do ta kishte vënë re se sulmuesi kishte një thikë të madhe në dorë, me të cilën goditi 33-vjeçarin të cilin më pas e la në asfalt dhe u sekuestrua nga hetuesit. 

"Unë isha brenda lokalit dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën: disa klientë vrapuan në panik, duke më thënë të thërrisja për ndihmë sepse Fonsi ishte në tokë, i gjakosur - vazhdon banakieri -. Dhe kështu bëra, atëherë dola: rreth tij kishte disa persona që mundoheshin ta ndihmonin. Ambulancat mbërritën pas 20 minutash: telefonuam edhe dy herë të tjera për të kërkuar ndërhyrje, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, ata u përgjigjën se po vinin: Mora disa lecka nga lokali dhe u përpoqëm të ndalonim gjakderdhjen me sa mundëm. Më në fund mbërriti ndihma dhe helikopteri që e dërgoi në spital”.- u shpreh banakieri.

Ndërkohë që klientët dhe kalimtarët e klubit bënë gjithçka për të shpëtuar 33-vjeçarin, sulmuesi u zhduk. Një arratisje që zgjati pak më shumë se një orë: karabinierët gjetën shpejt identitetin e tij, e kapën dhe më pas e çuan në kazermën në Desenzano. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52-vjeç nga Shqipëria që dyshohet se jeton në Lonato del Garda: aktualisht ndodhet në paraburgim për vrasje


Lajmi kryesor:

Vrau shqiptarin në Itali, mister motivi! Autori ‘kyç’ gojën para hetuesve! Me viktimën ishin fqinj në Lezhë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Masat e SPAK për gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri,

Masat e SPAK për gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri,