Vrasja e 4-fishtë, Xhuvani për herë
të dytë para gjykatës më 11 Dhjeto

Vrasja e 4-fishtë, Xhuvani për herë<br />të dytë para gjykatës më 11 Dhjeto
TIRANE - Kostandin Xhuvani, i vënë nën akuzë nga prokuroria për vrasjen e katërfishtë në lokalin e natës “Ante grand” në kryeqytet, pritet të dalë para Gjykatës më 11 Dhjetor. Pas kërkesës për gjykim dorëzuar nga prokurorët Erion Pano dhe Enklid Gjini, Gjykata e Tiranës ka caktuar që ky proces të drejtohet nga gjykatësi i Dhomës Penale Sokol Tona.

Përballja e parë e Xhuvanit me akuzën për “vrasje ne rrethana te tjera cilësuese”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarake”, pritet të bëhet më 11 dhjetor në orën 10:30 në Gjykatën Penale të Tiranës.

Djali i ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani dhe regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, akuzohet se rreth orës 04:00 të mëngjesit të 4 nëntorit ekzekutoi me armë mikun e tij 19 vjeçar Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj,  italianin Giampaolo Azzolo 55 vjeç si dhe Edison Jahon e Enea Xhajn, me të cilët Xhuvani është konfliktuar në ambientet e lokalit të natës.
 
Bashkë me Xhuvanin në pranga u vu edhe i riu Erald Sida, hetimet për të cilin janë ende të hapura në akuzë për moskallëzim krimi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë