Në seancën e sotme, Xhuvani do të duhej të paraqiste mbrojtjen, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për burgim të përjetshëm ndaj tij.
Në seancat gjyqësore, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Xhuvanit për gjykim të shkurtuar çka do të thotë se me pranimin e saj dhe me një proces të shkurtuar, Xhuvani i shpëton burgut përjetë.
Konstandin Xhuvani është djali i ish-deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhuvani dhe regjistori të njohur Gjergj Xhuvani. Ai u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit të vitit 2014, pasi vrau me armë 4 vetë në lokalin e natës Ante Grand pranë ambasadës amerikane. Viktimat ishin Arbër Demiraj, 19 vjeç. Enea Xhaj, Edison Jaho dhe italiani Paolo Azzola.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)