Partia Demokratike dënon me forcë ngjarjen e rëndë në Kumanovë të Maqedonisë, ku një qytetar ka përplasur me paramendim me makinë një familje shqiptare atje ku si pasojë mbeti i vdekur Almiri 4 vjeçar. Sipas PD, ky është një krim i shëmtuar çnjerëzor. "Partia Demokratike gjendet sot pranë familjarëve të Almirit, të afërmve dhe miqve, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në deklaratën e PD.
Selia blu kërkon ndëshkim maksimal nga drejtësia për autorin e këtij krimi të rëndë. "Ky krim që ka tronditur Maqedoninë e më gjërë, meriton të ndëshkohet nga drejtësia. Ligji duhet të funksionojë me ashpersi, për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten. Partia Demokratike pret dhe kërkon drejtësi, drejtësi shembullore që ti shërbejë Maqedonisë dhe stabilitetit atje", thuhet në deklaratën e PD.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com