Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorëve

Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorëve

1694290601_233.jpg

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Laertjad Kekajn

‘Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Atentat në Vlorë, qëllohet për vdekje nga një mjet me targa italiane 41-vjeçari! I dënuar më parë për bashkëpunim në një vrasje (EMRI)


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor