MAQEDONI-"Ekzekutimi i 5-fishtë, nuk është një vrasje mafioze, ndërsa kemi gjurmë të favorshme, dhe së shpejti do të zbardhet ngjarja e rëndë". Ky është qëndrimi i fundit i ministrisë së brendshme maqedonase në lidhje me ekzekutimin e 5 terinjve, ngjarje e ndodhur dy jave me pare ne afersi te Shkupit.

Drejtori i Byrosë për Sigurimin Publik të kësaj ministrie, Lupço Todorovski deklaroi sot se hakmarrja nga mafia është përjashtuar si variant. Ai theksoi se hetimet janë në rrugën e duhur dhe janë siguruar të dhëna që çojnë në zbardhjen e vrasjes.

Drejtori i Policisë i dha keto këto informacione në një deklaratë për mediat në Budva të Malit të Zi, ku po mbahet kuvendi i Shoqatës së drejtorëve të policive në Evropën Juglindore.
(jd/shqiptarja.com)