Vrasja e 5-fishtë, Kryeprokurori:
Dënim maksimal autorëve

Vrasja e 5-fishtë, Kryeprokurori:<br />Dënim maksimal autorëve
MAQEDONI-Prokuroria do të kërkojë dënime maskimale për autorët e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Kjo është deklaruar nga Kryeprokurori I Maqedonisë, Lupço Shvrgovski."Ligji është shumë rigoroz. Bëhet fjalë për vepër më të rëndë penale - terrorizëm, për të cilën është paraparë dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Shpresoj se policia në bazë të dëshmive biologjike dhe materiale që ka grumbulluar do të ngris dhe dorëzojë kallëzim penal cilësor, që do të mund të procesojmë në afat të shkurtër", deklaroi Prokurori i Përgjithshëm maqedonas Shvrgovski.

Ai ka nënvizuar se policia gjatë operacionit "Monstër" ka treguar profesionalizëm të lartë dhe efikasitet të jashtëzakonshëm, ndërsa ka paralajmëruar se për shkak të hetimeve nuk mund të japë detaje të mëtejshme, duke paralajmëruar një komunikim me mediat gjatë ditës së nesërme.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme