Vrasja e 5-fishtë, PDSH:
Po bëhet politikë, do ngjallen konflikte

Vrasja e 5-fishtë, PDSH:<br />Po bëhet politikë, do ngjallen konflikte
MAQEDONI-Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni në reagimin e parë zyrtar në lidhje me arrestimet për vrasjen e 5-fishtë deklaron se aksioni i policisë i ngjan një kostruksioni politik. Deputeti i kësaj partie, Orhan Ibrahimi, deklaroi sot se “PDSH i ndjek nga afër zhvillimet dhe sjelljet e subjekteve dhe institucioneve përgjegjëse që kanë të bëjnë me arrestimin e shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Shkupit. Për ne është me shumë rëndësi që të zbulohen autorët e vërtetë të rastit, po ashtu edhe motivet, por publikimi dhe prezantimi i aksionit nga ana e Ministrisë së Brendshme i ngjan një kostruksioni politik”.

“Është e palejueshme që me këtë rast ordiner të bëhet politikë arkaike, politikë e cila ngjall konflikte fetare dhe etnike”, theksoi deputeti i PDSH. Ibrahimi theksoi se për PDSH-në “forma e zgjedhur për komunikim me publikun e Mnistrisë së Brendshme është i papranueshëm, paragjykues dhe jo i besueshëm.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra