SHKUP-Partia Shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së brendshme për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen pesëfishtë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se shqiptarët më shumë se kushdo kanë qenë të interesuar për zbardhjen e këtij krimi.
“Shqiptarët nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh, krim që nuk e mbajnë mend në historinë e tyre as në kohëra lufte”.-ka theksuar në reagimin e tij zëdhënësi i BDI.
“Përkushtimi ynë si subjekt politik mbetet dhënja e kontributit maksimal në identifikimin e vrasësve me emër dhe mbiemër, se pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë, ata janë vetëm vrasës dhe asgjë më pak ose më shumë”, ka deklaruar zëdhënësi Bujar Osmani.
(jd/shqiptrja.com)
/Shqiptarja.com