Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për një gardh, shpallet në kërkim! Në pranga babë e bir, bashkëpunëtorë në krim

MEMALIAJ- Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini, ndërsa shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij Berti Kanushi. Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 në Memaliaj.

Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë. Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Ajdini (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.

Kjo i ka shndërruar ata bashkëpunëtorë në krim dhe tashmë janë vënë në pranga. Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit. Autori i dyshuar i krimit, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim.

Alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic