Vrasja e Altin Balliut në janar 2019 në Korçë, 25 vite burg për autorin! Familjarët: Prokurori u shit, i lehtësoi akuzën

Vrasja e Altin Balliut në janar 2019 në Korçë, 25 vite burg për autorin! Familjarët: Prokurori u shit, i lehtësoi akuzën

Olger Mustafa dhe Altin Balliu

KORÇË- Gjykata e shkallës së parë në Korçë ka dënuar me 25 vite burg Olger Mustafën, autorin e vrasjes së Altin Balliut në janar të vitit 2019. Pas një kalvari të gjatë seancash, prokurori i çështjes, Edmond Shytko ka ngritur akuzën për “vrasje me dashje” dhe jo “vrasje me paramendim”. Për këtë arsye familjarët e kanë akuzuar prokurorin si të shitur duke thënë se do të ankimojnë vendimin.

Ato kanë hedhur akuza të forta në drejtim të prokurorit, duke thënë se ai sot nuk ishte i pranishëm në Gjykatë, pasi është larguar nga SHBA nga frika e një arrestimi të mundshëm. Avokati i familjes së të riut, Idrizi tha se gjykimi ka pasur mangësi, pasi nuk është marrë parasysh fakti që autori, Mustafa duhet të ishte në arrest shtëpie i dënuar për një tjetër vepër penale, gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Report Tv solli në vëmendje këtë ngjarje të ndodhur më 17 janar të 2019 me anë të një dokumentari të historisë tragjike të vrasjes së Altin Balliut. I riu që po festonte me shoqërinë e tij ndërrimin e viteve, por që festa u kthye në tragjedi. Kjo pasi një i dënuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë që ishte liruar me kusht nga gjykata, por realisht nuk ishte vënë asnjë ditë në shërbim prove, përplaset fizikisht me grupin e të rinjve që festonin, duke vrarë me armë Altin Balliun.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I drejti: 24/05/2021 23:02

    Nuk ka shtet atje pradaj bojn keshtu. Nete gjith boten kur e perserit krimin denohesh me burgim te perjetshem .. ke e paska bo nje plagosje para keti. Ca presin keta palo perkerore e gjytare . T boj 5 vrasje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë