Vrasja e Altin Balliut/ Rrëfehet shoku i autorit: I vuri para të tre, me pistoletë në dorë

Vrasja e Altin Balliut/ Rrëfehet shoku i autorit: I vuri para të tre, me pistoletë në dorë

Olger Mustafa dhe Altin Balliu

Olger Mustafa, njeriu që ekzekutoi në Korçë me katër plumba të riun Altin Balliu, ka shumë gjasa që të jetë ndihmuar për tu larguar nga vendi i krimit nga një shoku i tij, i përfshirë në këtë ngjarje teksa sheri mes të rinjve zhvillohej fizikisht. Erion Çilla një punonjës ndërtimi mësohet ti ketë shkuar për ta ndihmuar Olger Mustafën, teksa ky i fundit ishte përfshirë në 17 janar 2019 në konfliktin me djemtë nga Pogradeci dhe Tirana. Sot “Shqiptarja.com” zbulon të plotë dëshminë e shokut të Olger Mustafa,Erion Çillës, i cili tregon momentin se si është ndodhur në këtë krim të rëndë dhe si është larguar. Por Çila nuk jep detaje se në çfarë rrethana ka mbëritur në duart e Mustafës arma e krimit tip pistoletë dhe nuk jep shpjegime se kush e ka ndihmuar Mustafën të largohet me shpejtësi nga vendimi i krimit. Ka dyshime se Çilla mund të ketë luajtur një rol në këto momente, ndërkohë që vetë ai edhe pas krimit nuk është paraqitur në polici për të kallëzuar ngjarjen e rëndë.

Ai është paraqitur dy ditë pas ngjarjes, çka e bën shumë dyshues pozicionin e tij në këtë vrasje. Çilla në dëshminë e tij tregon se Olger Mustafa i ka vënë përpara me armë tre persona dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, çka tregon se autori ka qëlluar me paramendim ndaj 1 ose më shumë personave dhe jo vetëm viktimës Altin Balliu. Çilla pranon se ka qënë me Mustafën vetëm në momentin kur sheri ka qënë në përplasje fizike dhe kur Mustafa ka marë një levë hekuri, por jo kur ai ka përdorur armën. Kujtojmë që Mustafa në momentin e vrasjes së Balliut duhet të ishte në banesën e tij në Korçë, pasi një vendim i vitit 2017 I dhënë nga gjykata e Korçës e detyronte atë të qëndronte në shtëpi, pasi ishte liruar nga burgu me kusht. Nga ana tjetër ajo që e bën akoma dhe më të rëndë situatën, ështe se Shërbimi i Provës në Korçë nuk ka rregjistruar asnjë dosje për vënien në ekzekutim vendimin e gjykatës dhe monitorimin e Olger Mustafës.

Dëshmia e plotë

Jam me banim në adresën e mësipërme ku jetoj me prindërit dhe vëllanë Gjergji. Unë punoj si punëtor ndërtimi me gipse. Aktualisht po punoj në Maqedoni, në Strugë, me montimin e pajisjeve të kompanisë sportive të lojërave të fatit “Eurolloto” që po i monton Aleksandër Jorgaqi, i njohur me emrin Leko “Xhuxhi”, i cili është nga qyteti i Korçës.

Pyetje: Na thoni lëvizjet tuaja në datën 17.01.2019 nga mëngjesi deri në orën 22:00, me kë jeni shoqëruar, ku keni shkuar?

Përgjigje: Në datën 17.01.2019 rreth orës 07:00 unëkam dalë nga shtëpia dhe jam takuar me Leko Xhuxhin dhe me makinën e tij kam ikur në Strugë dhe ishte në makinë dhe Migen Qarri dhe ikëm që të montonim pajisjet që kishim çuar një ditë më parë për t’i montuar. Kemi qëndruar aty deri pasdite dhe rreth orës 14:30 me sa mbaj mend, kemi kaluar doganën e Qafë Thanës dhe kemi ardhur në Korçë. Rreth orës 15:30-16:00, me sa mbaj mend kam ardhur në Korçë dhe kam shkuar në shtëpi. Kam ngrënë bukë, kam bërë një dush dhe jam shtrirë të çlodhesha. Rreth orës 19:00 e ca, kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar te lokali i Landit që është nnë krye të rrugës së mesit në anën e djathtë kur ngjitesh dhe më parë ka qenë lloto. Aty kam shkuar vetëm dhe aty kam gjetur në lokal Klajdin, Kevin, Adin djalin e Landit dhe jam ulur me ta në tavolinë. Mbiemrat nuk ua di këtyre djemve. Kam marrë një kafe dhe po rrija duke bërë muhabet me ta. Kam luajtur murlan me letra me këta djemtë. Rreth orës 21:00 me sa më kujtohet si orë, unë isha në lokal dhe më ka marrë në telefon një shoku im i lagjes, i cili quhet Olger Mustafa dhe i thërrasin “Geri Muçi”, të cilin e njoh dhe unë kam bërë dhe punime në shtëpinë e tij dhe kemi krijuar shoqëri me njëri-tjetrin që kur ka dalë nga burgu dhe po bëhet rreth një vit. Ai më ka marrë me një numër tjetër që unë nuk e kisha të shënuar dhe më tha që “jam Geri dhe hajde se po zihem dhe kam bërë sherr me nja dy veta dhe më duhesh”. Unë e kam pyetur: “…Ku je…?” dhe ai më tha që “…hajde te farmacia, te shkolla e Maltës…”. Unë lashë letrat dhe nuk i kam thënë askujt dhe kam dalë nga lokali dhe ika rrugës nga pas pallateve, duke marrë rrugën nga ana e djathtë kur del nga lokali dhe kam dalë sipër pallateve dhe dola te farmacia. Aty kam parë Gerin me golfin e tij ngjyrë blu të errët me targa AA 296 UB dhe makina ishte e fikur dhe ai ishte brenda në makinë. Unë kam dalë nga dera e shoferit dhe e kam pyetur se “…çfarë kishte ndodhur…”. Ai më thotë që “…jam zënë me ca veta, nuk i njoh fare se kush janë dhe po më presin poshtë shtëpisë sime dhe nuk më lënë të vete te shtëpia…”. E kam parë qëai ishte goditur te pjesa e hundës. Më

tha që “…hajde merr nddonjë gjë çfarë ke, dru apo hekur dhe shkojmë dhe u biem…”. Unë i kam thënë që “…qetësohu dhe të shikojmë kush janë dhe të flasim me ta sepse janë zënë me ty…”. Ai më kundërshtoi dhe më tha që “…ik o dhe ti k… i mutit nuk keni bythë fare dhe mbaj dhe unë shokë të tillë…”. Më pas ai e ndezi makinën e tij dhe iku dhe e ka parkuar në krah të Drejtorisë së Peshëmatjes dhe e fiku atje. Unë duke parë reagimin e tij ndaj meje jam vënë në sedër dhe kam ikur me vrap pas tij dhe e kam arritur dhe ishte një distancë rreth 150 m nga vendi ku e takova te farmacia. Aty kur u afrova te vendi ku ai kishte parkuar makinën, Geri kur zbriti nga makina ka marrë te bagazhi një hekur nga ato që zhvidhosen vidhat e gomave të makinës dhe ka ecur te rruga midis pallatit dhe Drejtorisë së Peshëmatjes dhe unë i shkova nga pas. Unë nuk kam pasur asnjë send me vete kurse Geri Muçi kishte hekurin që mori në bagazh. Ai ishte para meje dhe unë pas tij dhe shkuam që të sqaronim situatën. Kur jemi afruar te vendi ku ishin personat afër shtëpisë së Gerit te cepi i pallatit kur del për te rrugica ku është dhe shtëpia e Gerit kam parë që ishin disa persona dhe ne jemi afruar dhe ata direkt na kanë sulmuar dhe ne për vetëmbrojtje i kemi goditur. Mua më goditën me shkelma te këmbët dhe unë kam goditur me grusht një burrë të shëndoshë me xhup jeshil. Geri Muçi ka goditur me hekurin që kishte në dorë një djalë me xhup të kuq. Për shkak se ishin shumë persona ne të dy kemi ikur. Unë vetë kam shkuar afër lokalit të Benit dhe po rrija jashtë në anë të murit kur shkon për te karburant Cenolli. Aty ishte pak errëirë. Geri Muçi nuk ishte me mua, por u shkëput dhe shkoi në drejtim nga ishte makina e tij dhe unë nuk e ndoqa. Pas disa momentesh ai ka ardhur përsëri duke vrapuar dhe më ka thënë që “hajde t’u biem”. Ai iku me vrap para meje dhe për shkak të ngricës unë kam ecur më ngadalë dhe nuk po kuptoja se çfarë po bëhej, pasi dhe personat po shanin dhe nuk po lëviznin nga rruga dhe unë jam stepur në fillim. Pasi Geri Muçi është afruar te cepi i pallatit, unë kam parë që ai kishte një armë në dorë, pistoletë dhe më pas ai është futur te rrugica që është e shtëpisë së tij. Unë kam vrapuar dhe kur kam qenë te rrugica e shtëpisë së Gerit dhe që del te rruga kryesore, kam dëgjuar një të shtënë arme. Unë kam ecur lart dhe aty te cepi nga ana e sipërme ka qenë një djalë nga grupi i personave që bënë sherrin në anë të markinës së parkuar dhe ai më është matur mua të më godiste me grusht dhe unë e kam goditur i pari atë dhe në këtë moment më ka goditur një djalë me xhup të kuq në anën e djathtë të fytyrës sime dhe unë isha në profil me atë dhe unë jam rrëzuar në tokë. Pastaj aty më kanë goditur me shkelma djali me xhup të kuq, personi që unë godita me grusht dhe një djalë tjetër. Në këtë kohë aty ka ardhur Geri Muçi me armë në dorë, me

pistoletë dhe u ka thënë këtyre që “…do t’ju q… robt do t’ju vras, mor kurva…”. Pastaj i ka vënë të tre përpara me armë dhe kur ata janë futur te ngushtica e pallatit që është mes pallateve ai ka filluar të qëllojë me armë në drejtim të tyre. Pas këtij momenti aty kanë kaluar dy djem dhe me sa më kujtohet kanë qenë “Arushka”, i cili quhet Orgest Zizolli dhe Geri Metolli dhe më thanë që “…ngrihu dhe ik…” dhe ata po vraponin lart rrugës. Unë jam ngritur dhe duke shkarë dhe në akull kam ecur në anën e majtë të rrugës kur ngjitesh lart dhe dola në unazën e qytetit dhe pastaj jam kthyer majtas dhe shkova te rruga midis karburant “Cenollit” dhe pallatit dhe ika në shtëpi. Sot më kanë shoqëruar në polici dhe unë po jap këtë deklaratë në lidhje me këtë ngjarje. Dua të sqaroj se unë kam shkuar në këtë sherr që është bërë, pa armë dhe pa asnjë lloj sendi tjetër. Armë në momentin e parë që jemi zënë dhe jemi goditur nuk ka pasur asnjëri nga ne të dy, por ka pasur një hekur vetëm Geri Muçi që e mori te bagazhi i makinës së tij dhe ishte një hekur që heq vidhat e gomave të makinës. Pas kontaktit të parë unë kam ikur në një anë, në anë të pallatit, ku është lokali i Benit kurse Geri Muçi ka ikur në drejtimin ku kishte lënë makinën dhe nuk e di nëse ka shkuar te makina prapë apo në ndonjë vend tjetër dhe më pas ka ardhur me armë në dorë, e cila ka qenë pistoletë. Me pistoletë ka qëlluar në drejtim të personave. Dua të theksoj se unë jam përfshirë në këtë sherr vetëm fizikisht.

Pyetje: Na thoni ku e ka gjetur armën Olger Mustafa i njohur me emrin “Geri Muçi” që ka qëlluar në drejtim të personave me të cilët u konfliktuat?

Përgjigje: Nuk di gjë.

Pyetje: Na thoni me kë shoqërohet shoku juaj Geri Muçi veç jush?

Përgjigje: Me të gjithë djemtë e lagjes, me sa kam parë. Me Marjo Yllkin, Petrit Mustafa, Aldo Shalcanj, vëllanë e Ardos, Gokun, Aldon të cilit i thërrasim Uçi.

Pyetje: Na thoni numrin e telefonit të shtetasit Geri Muçi me të cilin ju ka marrë në telefon në datën 17.01.2019 rreth orës 21:00?

Përgjigje: Nuk e di dhe nuk është në telefon.

Pyetje: Na thoni a keni parë më parë që të ketë pasur armë me vete Geri Muçi, a mbante armë me vete ai?

Përgjigje: Nuk di gjë dhe nuk kam parë gjë. Unë pak shoqërohesha me të dhe më shumë isha në punë. Në lagje me të takohesha kur pija ndonjë kafe, por ai kishte punët e veta dhe unë nuk kisha lidhje me të.

Pyetje: Na thoni, a e mësuat juve se kush ishte motivi i konfliktit midis Geri Muçit dhe personave të tjerë?

Përgjigje: Nuk di gjë. Di vetëm që ata e kishin goditur Gerin, siç më tha ai.

Pyetje: A e keni takuar apo keni pasur ndonjë komunikim pas ngjarjes me shtetasin Olger Mustafa, i njohur me emrin Geri Muçi, nëse po, kur, ku dhe çfarë bisede keni bërë me të?

Përgjigje: As e kam takuar dhe as kam bërë ndonjë bisedë me të. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar dhe sa më sipër janë thëniet e mia të vërteta, të cilat pasi i lexoj i firmos pa vërejtje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë