Vrasja e ambasadorit, ​Rusia
dërgon agjentët ‘007’ në Ankara

Vrasja e ambasadorit, ​Rusia<br />dërgon agjentët ‘007’ në Ankara
RUSI-Autoritet janë të bindura se sulmi ndaj ambasadorit rus në Turqi kishte si synim cënimin e raporteve mes Moskës dhe Ankarasë.

Ndërkohë mediat shkruajnë se, agresori i cili ishte polic ishte pjesë e organizatës së Gylen ndërsa Presidenti Rus Putin dërgon agjentë specialë për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë për diplomacinë.

Policia turke ka ndaluar 6 persona në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, që u qëllua për vdekje teksa mbante një fjalim në një ekspozitë në Ankara, nga një polic jashtë shërbimit që bërtiste “Mos harroni Alepon”.

Ndërsa autoritetet dhe shumë zyrtarë janë të bindur se krimi është kryer për të cënuar raportet mes Putin dhe Erdogan sa i përket çështjes së Sirisë.

“Ky krim është padyshimin më të vogël një provokim që kërkon të cënojë normalizimin e marrëdhënieve Rusi-Turqi e të devijojë procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia, Irani dhe vende të tjera të interesuara në fashitjen e konfliktit sirian”, deklaroi Putin.

Sipas Presidentit turk Erdogan, sulmi nuk ishte thjesht një sulm ndaj diplomatit rus, por ishte gjithashtu edhe një sulm ndaj kombit turk.

Dhe se ishte provokim i qartë por që nuk prek bashkëpunimin e Policisë turke i janë bashkuar tashmë edhe 18 hetues specialë agjentë ‘007’ të dërguar nga Rusia. Mësohet se agresori Mevlut ka shërbyer edhe në eskortën e Presidentit Erdogan.

Turqia po përballet me kërcënime të shumta në aspektin e sigurisë. Sidoqoftë, një ish-zyrtar i sigurisë në Turqi deklaroi se, ekzistojnë “tregues shumë të fortë” se vrasësi i ambasadorit i përkiste rrjetit të klerikut Fethullah Gulen, i cili ndodhet në SHBA e që Ankaraja e akuzon si ideator të tentativës për grusht shteti në korrik.

Erdogan e ka cilësuar disa herë Gulen si një terrorist, por kleriku, ish-aleat i presidentit, mohon akuzat dhe mohon të ketë pasur ndonjë rol në vrasjen e diplomatit rus. Ish imami pas lajmit të vrasjes së ambasadorit e cilësoi aktin një veprim terrorist duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të Karlov.

(d.b/E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023