Ahmed Abu Khatallah, i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara si ideatori i sulmit vdekjeprurës të vitit 2012 ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë nuk pranoi akuzat përpara gjykatës federale në Uashington.

Abu Khatallah foli qetësisht në arabisht dhe u ndihmua nga një përkthyes, ndërsa akuzohej për mbështetje me bazë materiale ndaj terroristëve. Një juri e gjykatës federale e ngriti këtë padi në lidhje me sulmet që lanë të vrarë 4 amerikanë, përfshi edhe Ambasadorin e SHBA-ve në Libi, Chris Stevens.

Abu Khatallah-ut iu përcaktua një mbrojtës publik, Michele Peterson, i cili dorëzoi një deklaratë ku ai nuk pranonte të ishte fajtor. Ai u urdhërua më pas të mbetej në paraburgim, deri sa të zhvilloheshin seancat dëgjimore të 2 dhe 8 Korrikut.

“Tashmë që Ahmed ka mbërritur në SHBA, ai do të përballet me fuqinë e plotë të sistemit tonë të drejtësisë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder. “Ne do të provojmë, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, rolin për të cilin akuzohet i dënuari në sulmin, ku mbetën të vdekur 4 amerikanë në Bengazi”.  
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)