Vrasja e ambasadorit, reagojnë
liderët Obama, Ashton e Rasmusen

Vrasja e ambasadorit, reagojnë <br />liderët Obama, Ashton e Rasmusen
Liderët botërore kanë reaguar menjëherë për vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Libi. Në një mesazh të posaçëm Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama tha se dënon fuqimisht sulmet ndaj trupit diplomatik në Bengazi që morën jetën e katër amerikanëve përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

"Në këtë moment, qytetarët amerikanë janë të gjithë me familjen e atyre që kanë humbur të afërmit dhe lutemi për ta", u shpreh Obama. Ndërkaq, Presidenti i Këshillit kombëtar të Libisë Mohammed Magarief tha se kërkon ndjesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qytetarëve amerikanë për atë çka ndodhi. "Në të njëjtën kohë ne presim që e gjithë bota të na mbështesë për të dënuar dhe luftuar këto akte kriminale", tha ai. Shefja e politikës së jashtme në Bashkimin Evropian Catherine Ashton tha se është e shokuar për sulmin.

"Dënoj këto sulme në mënyrën më të fuqishme të mundshme. I kërkoj Libisë të marrë masat e nevojshmer për të mbrojtur jetën e gjithë diplomatmëve dhe stafit të huaj", u shpreh Ashton. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen dënoi gjithashtu sulmet ndaj misionit në Bengazi. "Kjo dhunë nuk mund të justifikohet. Mirëpres qëndrimin e Presidentit të Libisë dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar", tha Rasmusen.

(dm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit