Vrasja e ambasadorit rus Karlov
arrestohen 5 mbështetës të Gylen

Vrasja e ambasadorit rus Karlov<br />arrestohen 5 mbështetës të Gylen
Policia turke ka vënë në pranga 5 persona, katër prej të cilëve policë, në kuadër të hetimeve për vrasjen e ambasadorit të rusisë në Ankara, Andery Karlov.
 
Agjencia turke e lajmeve Anadollu bën të ditur se të arrestuarit kanë mbaruar të njëjtën shkollë me autorin e vrasjes së ambasadrit, Mevlüt Mert, I cili u vra nga policia pas kryerjes së krimit. 

Personat e arrestuar akuzohen se janë pjesë e strukturës së organizatës FETÖ në shkollën e policisë Rüştü Ünsal në Izmir.

Valë e re masash kundër përkrahësve të Gylenit
Pushime masive të përkrahësve të Gylenit nga puna dhe zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi.

Mbi 6,000 vetë kanë humbur vendin e punës, ndër ta 2,687 policë, 1,699 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe qindra akademikë dhe punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Gazeta Zyrtare e Turqisë.

Po ashtu qeveria turke gjithashtu deklaroi të premten se ka të drejtë të shesë kompanitë e konfiskuara gjatë spastrimeve disamujore kundër mbështetësve të pretenduar të klerikut Fethullah Gylen. Po ashtu qeveria urdhëroi dhe mbylljen e mbi 80 shoqatave për “veprimtari që ndikojnë ndaj sigurisë së shtetit.”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe AKP-ja në pushtet e akuzojnë Gylenin që jeton në SHBA se drejton një shtet paralel dhe ka organizuar grushtin e dështuar të shtetit korrikun e kaluar. Si përgjigje ndaj përpjekjes për grusht shteti qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisi një goditje të paparë kundër të gjithë të dyshuarve për bashkëpunim me Gylenin. Vala e fundit e shkarkimeve nga detyra e çoi numrin e përgjithshëm të zyrtarëve të spastruar në rreth 120,000 vetë. Rreth 41,000 vetë janë burgosur.

Shtimi i masave të sigurisë
Sipas njoftimeve të fundit qeveria ka miratuar edhe një dekret sipas të cilit qytetarë turq të dyshuar që janë jashtë vendit, mund ta humbasin nënshtetësinë e tyre nëse nuk kthehen në vend brenda tre muajve.

Gjithashtu Ankaraja u lejon rojeve private të sigurisë që në kushte të caktuara të mbajnë armë kur janë në krye të detyrës. Ky veprim është një përgjigje e qartë ndaj aktit terrorist në një klub nate terrorist ku gjetën vdekjen 39 vetë.

Parlamenti votoi në fillim të kësaj jave edhe për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Shumë zyrtarë ndërkombëtarë i kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur masat e jashtëzakonshme, duke thënë se ato përdoren edhe kundër të gjithë kundërshtarëve të kampit qeverisës./DW

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf