Vrasja e ambasadorit rus, Putin
e Erdogan një zëri: Provokim 

Vrasja e ambasadorit rus, Putin<br />e Erdogan një zëri: Provokim 
Presidenti rus, e ka cilësuar vrasjen e ambasadorit rus në Turqi si një provokim, që synon sabotimin e një afrimi të mundshëm mes Moskës dhe Ankarasë në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Siri. 

"Krimi që është kryer është pa dyshim një provokim me qëllim pengimin e normalizimit të marrëdhënieve ruso-turke dhe prishjes procesin e paqes në Siri që është duke u avancuar në mënyrë aktive nga Rusia, Turqia dhe Irani," ka deklaruar presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Për kreun e Kremlinit, vrasja do të hetohet në detaje e për këtë arsye do të dërgohen në Ankara zyrtarë rus pasi sipas tij është dikush tjetër që e ka drejtuar këtë atentat.
 
Në një linjë me Putin ka reaguar edhe presidenti Erdogan në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus Andrei Karlov mbrëmjen e sotme gjatë një fjalimi në një galeri arti në Ankara.
 
Erdogan është shprehur se ky është një provokim i rëndë, por që nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.
 
‘’Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”,
u shpreh Erdogan.
 
Presidenti turk ka shtuar më tej se kjo vrasje kërkon të prishë procesin e paqes në Siri të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë.
 
Karlov u ekzekutuar mbrëmjen e sotme nga Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç, ish-pjesëtar i policisë turke. 

Redaksia Online 
XH.K.B.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti kthen himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti kthen himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023