Pas më shumë se një viti nga vrasja e avokatit të njohur Ravik Gurra në Elbasan, Report Tv ka siguruar videon ku dallohet personi që dyshohet si ekzekutori dhe makina me të cilën ai largohet nga vendi i ngjarjes.
Video e siguruar nga gazetari Elton Qyno tregon pamjen e një personi, që dyshohet se është ekzekutori më një plumb në kokë i avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e 22 marsit 2019 teksa ishte duke konsumuar kafe në një lokal me miqtë e tij.
Në video shikohet dhe momenti kur ai hynë në një makinë, që mendohet se është mjeti që e largoi atë nga vendi i ngjarjes.
Ai u ekzekutua me një pistoletë me silenciator me një plumb në kokë në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. 50-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit duke pirë kafe me një ekspert të Avokatit të Popullit, kur një person është afruar duke e qëlluar, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi ndihmuar nga një tjetër me makinë.
Vrasja e avokatit Gurra, i njohur dhe si avokati i Çapjave në Elbasan, ishte jo pak e bujshme për sistemin e drejtësisë, ndërsa dyshimet janë se u ekzekutua nga persona me pagesë që erdhën nga jashtë, por ende të pazbuluar. Kjo çështje është duke u hetuar nga SPAK pasi ka indicie që ai të jetë ekzekutuar nga krimi i organizuar.
Gurra ka mbrojtur persona të njohur të botës së krimit, ku njihej si avokat i Çapjave në Elbasan, avokat i dytë në dosjen e Emiljano Shullazit, por edhe shumë dosjeve të tjera në Elbasan, Tiranë dhe qytete të tjera.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.8%
-
Jo
67.5%
-
Nuk kam mendim
7.7%
Vota total: 2452
Lajme të tjera
-
Ndihmoi 2 persona të fshihnin nga policia makinat me dru të prera, pezullohet nga detyra efektivi në Gramsh
3 Shkurt, 18:04
-
Vodhën para dhe produkte nëpër bizneset e Librazhdit, në pranga dy të rinj
3 Shkurt, 11:19
-
4 kompani ndërkombëtare në garë për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, Rama: Do sjellë fuqizim ekonomik e vende të reja pune (VIDEO)
3 Shkurt, 09:38
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë: Do shkurtojë distancat, i përfshirë në rrjetin evropian
3 Shkurt, 09:22
-
Në kërkim për spiunazh në Rusi, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse që u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit
2 Shkurt, 10:10
-
34-vjeçarja humbi jetën pas abortit, Drejtori i Spitalit të Elbasanit: Tek ne mori trajtimin e nevojshëm! Presim ekspertizën mjeko-ligjore
1 Shkurt, 10:52
-
Gjyqi i Paplekajt/ Dëshmon ‘molla e sherrit’! Avokatja: Në vendngjarje disa pistoleta të kalibrave të ndryshëm! Pronari i servisit: Më kërcënuan t’u jepja makinë
1 Shkurt, 10:31
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)
1 Shkurt, 09:29
-
Shkrumbohet nga flakët banesa prej druri në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
1 Shkurt, 08:35
-
Qëlloi me armë zjarri mjetin në lëvizje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan
31 Janar, 16:20
-
Vdes 34-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, pasi kreu abort në Maternitetin e Elbasanit! Në hetim për neglizhencë mjeku gjinekolog dhe anestezisti
31 Janar, 16:19
-
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Saimir Tahirin, mungon prokurori! Ish-ministri kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit
31 Janar, 15:13