Vrasja e bankierit Santo, Kryeprokurori Llalla takon Kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika

TIRANË, 28 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryeprokurori Adriatik Llalla po zhvillon një takim me Kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vish Ajazi Lika, lidhur me hetimet që po kryen për gjetjen e atentatorëve që i morën jetën mëngjesin e të enjtes bankierit Artan Santo.
Lajmi bëhet i ditur nga burime nga organi i akuzës, të cilat konfirmojnë se Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me Kreun e SHISH. Po ashtu, burimet nga prokuroria kanë kofirmuar se Llalla ka ndërmarre një sër takimesh për të çuar përpara punën hetimore lidhur me çështjen "Santo"
Më herët burimet e sipërcituara bënë të ditur se Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë mëngjesit të sotëm, zhvilloi një takim me grupin e hetimit të 'çështjes Santo', në Prokurorinë e Tiranës. Në takimin që zgjati për rreth 1 orë, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen, Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi. Mësohet se këta të fundit kanë informuar Llallën mbi pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas përfundimit të takimit Llalla nuk ka dashur që të prononcohet për shtypin.
Deri më tani policia ka shoqëruar 40 persona për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Artan Santos. Sipas informacioneve që vijnë nga policia e kryeqytetit, shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e dëshmitarëve, por dhe personave që kanë dijeni për faktet.
Dje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në lidhje me hetimet për vrasjen e biznesmenit Artan Santos.
Vrasja e biznesmenit Artan Santo ndodhi të enjten, rreth orës 09:30, në "zemër" të kryeqytetit, në zonën e Ish-Bllokut. Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias "Focus Group", i bankës 'Credins' dhe 'TV Scan', u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, pranë selisë qendrore të bankës "Credins", teksa ishte duke hyrë në institucion. /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha