Prokuroria ka rindërtuar skenën e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla. Kanë qenë 3 persona të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit. Fillimisht Ardjan Serezi dhe Denis Demiri janë ulur në një kafe pranë sheshit Willson. Personi i tretë, i cili kishte rolin e bashkëpunëtorit është ulur në një kafe tjetër, pak metra më larg. Në momentin kur në zonë është afruar biznesmeni Memli Begalla, të 3 personat kanë filluar të lëvizin. Ardjan Serezi dhe Denis Demiri u larguan në Drejtim të Policisë Tiranë, ndërsa personi i 3 i shpallur në kërkim, ka qëndruar në vendin ku ishte për kafe Memli begalla.
Ndërkohë Ardjan Serezi e Denis Demiri janë kthyer pranë tunelit ku banonte Begalla me një makinë BMW dhe kanë pritur aty ardhjen e biznesmenit. Sapo Memli Begalla është çuar nga kafja, dyshohet se bashkëpunëtori i tretë ka lajmëruar Serezin dhe Demirin për lëvizjen e tij. Të dy vrasësit ishin duke e pritur tek ky tunel, Begallën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo biznesmeni është futur tek sheshi poshtë pallatit të tij dhe aty e kanë qëlluar me 1 plumb në kokë. Më pas Serezi dhe Demiri largohen me BMW që kishin parkuar pranë tunelit ku kryen vrasjen. Hetuesit e kanë gjetur makinën BMW në zonën e Picallës pranë Saukut. BMW ishte e lyer me benzinë, por nuk i ishte vendosur zjarri.
Në makinë Policia ka gjetur fasoleta dhe disa qese plastike. Hetuesit kanë gjetur 13 profile gjenetike, të cilat do i nënshtrohen ekspertimeve biologjike. Në pranga deri më tani janë Ardjan Serezi dhe Denis Demiri, ndërkohë që bashkëpunëtori i tretë, identiteti it ë cilit mbahet i fshehtë, është shpallur në kërkim. Demiri dhe Serezi kanë mohuar vrasjen, por hetuesit thonë se kanë prova të mjaftueshme që i lidh ata me ekzekutimin e Memli Begallës. Dyshohet se ata e kanë vrarë biznesmenin për shkak të një konflikti që Serezi kishte me Begallën, për 1 ton drogë të kapur në Tepelenë në vitin 2014, por nuk përjashtohet pista e vrasjes me pagesë, për shkak të borxheve që Memli Begalla u kishte disa personave.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO