Vrasja e Beqirit, familja:
Arben Jaçe ka fituar pafajsinë

Rihapja e dosjeve të krimit në Elbasan ka sjellë dhe një reagim të familjes së Arben Jaçes, i cili në vitin 2012 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit. Nga ana e policisë në atë kohë deklarua se u arrestuan si dy të dyshuar Arben Jaçe dhe Florenc Çapja, ndërsa Çapja u la i lirë, pasi pati alibi se kishte qenë në Maqedoni, hetimet vazhduan më tej për Jaçen.

Familja e Jaçes dhe avokati i saj, pas rikthimit të historisë së ngjarjee të rënda në Elbasan, sqaruan se djali i tyre kishte dalë i pafajshëm. Pas 9 muajsh hetimi, gjykata ka pushuar çështjen me vendim të formës së prerë dhe po ashtu ka vepruar dhe prokuroria.

U kryen 24 veprime hetimore nga ku rezultoi se Jaçe nuk kishte gisht në krim. Familjarët po ashtu shtojnë se për këtë Jaçe ka marrë dëmshpërblim për ditët që ka qëndruar i ndaluar

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën