Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë.
‘Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen "15 Shtatori", në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
![]()
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.’- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Tepelenë, vritet te dera e shtëpisë biznesmeni 52-vjeçar! Viktima i përfshirë më parë në konflikte për çështje konkurrence! Policia lokalizon 2 autorët e dyshuar (VIDEO)
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
