Vrasja e biznesmenit për
hakmarrje, pranga të dyshuarit
Vihet në pranga një i ri i dyshuar për vrasjen e biznesmenit fierak, Agron (Ilir) Imeraj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e datës 16 maj në një parking makinash. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Ildi Hoxha, 21 vjeç është vënë në pranga mesditën e djeshme.
FIER- Vihet në pranga një i ri i dyshuar për vrasjen e biznesmenit fierak, Agron (Ilir) Imeraj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e datës 16 maj në një parking makinash. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Ildi Hoxha, 21 vjeç është vënë në pranga mesditën e djeshme. Arrestimi i tij është bërë në aeroportin e Rinasit, tek po tentonte të kalonte kufirin për në Itali. Ildi Hoxha ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Fierit, pasi ishte shok i ngushtë me Eno Veshin, babanë e të cilit, Koli Veshin, inxhinier nafte, dyshohet se e kanë vrarë djemtë e Agron Imerajt.
Në momentin që Hoxha ka qenë duke bërë procedurat për të ikur në drejtim të Italisë, emri i tij ka dalë në listën e të kërkuarve. Në këtë moment, është bërë bllokimi i tij dhe janë thirrur në ndihmë, efektivët e Komisariatit të Policisë së Rinasit. Këta të fundit kanë bërë shoqërimin e tij dhe kanë nisur marrjen në pyetje. Më pas është kërkuar që 21-vjeçari të transportohej për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ildi Hoxha, është dërguar për në ambientet e Policisë së Fierit, ku edhe është shpallur në kërkim. Burime nga uniformat blu thanë se, i riu është një nga të dyshuarit për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ka me Eni Veshin, të shpallur në kërkim si të dyshuarin kryesor të kësaj vrasjeje. Sipas policisë, Hoxha dyshohet se ka marrë pjesë në krim. Gjithashtu ai mund të ketë dhënë edhe ndihmë autorit kryesor për të vrarë biznesmenin dhe për të ikur më pas.
Agron Imeraj ishte pronar i një linje dyqanesh hidrosanitare në Fier dhe u ekzekutua gjatë një atentati mafioz më 16 maj. Ai është qëlluar më breshëri automatiku sapo ka hipur në automjetin e tij tip Audi me targa AA 758 BF, që ndodhej i parkuar pranë banesës së Imerajt. Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 51-vjeçarit, ndaj të cilit është qëlluar të paktën 13 herë nga afër. Autori ka qenë shumë pranë viktimës kur e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Ngjarja e djeshme e ndodhur në Fier, ku 51-vjeçari Agron (Ilir) Imeraj është vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë së Fierit, autori dyshohet se është Eni Veshi i cili është shpallur në kërkim, me të cilin familja Imeraj ka pasur konflikte të hershme. Në tetor të vitit 2010 dy vëllezërit Imeraj, pas një zënke me Eni Veshin kanë dashur ta vrasin atë, por plumbat vranë inxhinierin e naftës Koli Veshi.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.1%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2331
Lajme të tjera
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25
-
Pësoi dëmtimin që i kushtoi sezonin, Armando Broja nis stërvitjet në palestër pas operacionit në gju
30 Mars, 18:10
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje
30 Mars, 18:08
-
Arrestohet ‘lordi i drogës’ në Paraguaj, hiqej si biznesmen por kishte dërguar 17 tonë kokainë në Evropës! I përfshirë edhe një shqiptar
30 Mars, 18:00
-
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një 60-vjeçare! Vëllai i saj: Na zunë pritë pas gjyqit që kemi për tokën, e njoh autorin (VIDEO)
30 Mars, 17:45
-
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Partisë Demokratike, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit
30 Mars, 17:34
-
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina! Dy të plagosur, ambulanca niset drejt vendngjarjes
30 Mars, 17:22
-
Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon
30 Mars, 17:11
-
Luis Enrique i 'mbyll derën' Brazilit: Nuk jam profili i duhur për ta, dua Premier League-n
30 Mars, 17:10
-
Zelensky mban fjalim virtual në parlamentin austriak, deputetët e ekstremit të djathtë braktisin sallën në formë proteste
30 Mars, 17:04