DURRËS - Denis Shtraza, 33-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Rinas teksa tentonte të linte vendin, njihet si mik i Ervin Kodrës, të riut që mbeti i vrarë në një atentat të 20 dhjetorit 2015 në Durrës. Shtraza u arrestua si i dyshuar kryesor për rrëmbimin në Durrës e më tej vrasjen e Gazmend Collakut, ngjarje e ndodhur në 6 janar të këtij viti. Duke u nisur nga ky fakt 33-vjeçari mund ta ketë vrarë Çollakun në formë hakmarrjeje për mikun e tij. Kjo pasi 34-vjeçari Collaku, i cili u gjet i masakruar anë një rruge ne Fushë-Krujë një ditë pas rrëmbimit, ishte një nga personat e shoqëruar për disa orë në Policinë e Durrësit ditën kur ndodhi vrasja e Ervin Kodrës dhe mikut të tij Endri Çaushaj.
Kush është Shtraza
33-vjeçari me banim në Durrës është një emër jo i panjohur për Policinë e Shtetit. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit kanë bërë me dije se Denis Shtraza është i dyshuar si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së Çollakut për motive ende të panjohura. Për policinë, ai është një person me tendenca të theksuara kriminale, si dhe me precedentë penale në fushën e veprave penale kundër jetës dhe i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.
Ai u plagos në një atentat të ndodhur më 5 Shkurt të vitit 2013, pranë Fabrikës së Cigareve në Durrës. Bashkë me të gjendej edhe Elvis Tafaruçi, i cili u vra në muajin maj të vitit 2013 pranë Shkëmbit të Kavajës.
Në vitin 2009, Shtraza qe ekstraduar nga Gjermania si autor i dyshuar i dy plagosjeve të rënda, nga gjykimi i të cilave u shpall fajtor, por doli me dënime të lehta që konsistonin në gjobë dhe 4 muaj burg.
Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja, Çollaku u rrëmbye më 6 janar në qytetin e Durrësit
40-vjeçari Gazmend Çollaku, u rrëmbye më 6 janar në qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas është gjetur i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës. Viktima ishte qëlluar me armë në kokë dhe fillimisht mendohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor pranë hyrjes së Portit të Durrësit. Çollaku u mor peng nga 4 persona të veshur me uniforma policie dhe dëshmitarët në vendngjarje menduan se bëhej fjalë për një shoqërim të tij. Më parë në 2 mars të 2008-ës, pas një sherri banal mes të rinjsh në disko “Riviera” në lagjen numër 1 të Durrësit, Gazment Çollaku plagosi rënë me armë zjarri Kreshnik Ballën.
Ai u kap pas disa muajsh arratie në një apartament në plazhin e Golemit. Për këtë vepër penale si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, Gjykata e Durrësit e dënoi në shkurt të vitit 2009 me 2 vite e 4 muaj burgim.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com