Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson/ Policia arreston një person në Pensilvani, kishte një armë të ngjashme me atë të vrasjes

Luigi Mangione

Policia e Altoona-s në Pennsylvania ka ndaluar një burrë në lidhje me vrasjen e CEO-së së UnitedHealthcare, Brian Thompson, në Manhattan më 4 dhjetor. mri i të dyshuarit është Luigi Mangione, 26 vjeç, lindur dhe rritur në Maryland, tha shefja e policisë së Nju Jorkut Jessica Tisch në një konferencë për shtyp .

Ndalimi ndodhi pasi burri u gjet në posedim të një pistole që i ngjante asaj të përdorur në vrasje. I dyshuari kishte me vete një manifest ku shkruheshin kritika ndaj kompanive të kujdesit shëndetësor, të akuzuara se vinin përfitimet përpara kujdesit për pacientët, sipas burimeve të policisë të cituara nga New York Times.

Policia e New York-ut është duke shkuar në zonë. Ende është herët për të thënë nëse i ndaluari në Altoona është i dyshuari kryesor për vrasjen e Thompson, funerali i të cilit është planifikuar të mbahet sot në mënyrë private në Minneapolis. Burri i ndaluar në Pennsylvania kishte tentuar të përdorte një dokument të falsifikuar në një McDonald’s, kanë deklaruar burime të policisë të cituara nga New York Post. Me vete kishte gjithashtu “një manifest”, një pistoletë me silenciator, katër dokumente identifikimi të falsifikuara dhe sende të tjera që përputhen me atë që autoritetet dinë për të dyshuarin e vrasjes.

Të shtunën, autoritetet e New York-ut kishin publikuar edhe dy foto të tjera, një prej të cilave ishte shkrepur në një taksi. Në të dyja rastet, fytyra e të kërkuarit ishte mbuluar me një maskë kirurgjikale të kaltër.

Policia gjithashtu kishte njoftuar përmbajtjen e çantës që vrasësi dyshohet se kishte braktisur në Central Park përpara se të largohej nga Manhattan: brenda saj ndodheshin një xhup Tommy Hilfiger dhe para të rreme nga loja Monopoly.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh

Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh