Një ditë më parë dhjetra qytetarë mbajtën një përkujtimore për aktivistin amerikan, Charlie Kirk.
Përkujtimorja u zhvillua përpara Akademisë së Arteve, ku njerëz të besimit, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, përfaqësues të huaj të akredituar në vendin tonë, por edhe qytetarë të ndryshëm ndezën qirinj dhe vendosën lule para portretit të Kirk.
Aktiviteti përcolli mesazhin e fortë dhe të panegocueshëm të aktivistit të ndjerë amerikan ndaj: Lirisë-Besimit-Familjes-Atdheut.
Charlie Kirk, aleat i Trumpit, u vra nga një plumb i vetëm më 10 shtator ndërsa fliste para një turme prej 3,000 personash, kryesisht studentë kolegji.
22-vjeçari Tyler Robinson akuzohet për vrasjen e e Kirk për të cilin prokurorët thanë se do kërkojnë dënimin me vdekje.
Kirk themeloi Turning Point USA në vitin 2012, në moshën 18 vjeç, për të organizuar konservatorët e rinj. Gjatë 13 viteve, ai e transformoi atë në një organizatë të fuqishme të krahut të djathtë me një shtrirje të thellë në shkollat e mesme, kolegjet dhe rrjetet sociale.
Komente











/LUI/,100 % dakord me ju.Per Charlie Kirk,si njeri,si bashkshort e prind me vjen keq,por si aktivist politik,ai pagoi cmimin me te larte per ndihmesen qe dha ne zgjedhjen e Trumpit dhe historia nuk do te tregohet shume dashamirese kundrejt Trump,politikave e ideologjise se tij.
PërgjigjuAzem Hajdari i Amerikes.
PërgjigjuJam i sigurt qe mbi 90% ne Shqiperi as nuk e njohin Charlie Kirk. Po budallenjte nuk kane brire. Ja, keta jane qe ndezin qirinj per dike qe nuk e njohin, dhe as nuk e dine se kush ishte Kirk, dhe nuk thuhet nje fjale per mijera femije palestineze qe vriten cdo dite nga Izraeli. Pastaj qahemi pse ka ose pse rriten ndjenjat antisemite. Izraeli ka rene me duart e veta ne nje kurth qe rrezikon qe e gjithe bota te humbase simpatine dhe dhembshurine qe ka pasur per popullin hebre. Uroj qe populli t'i therrase mendjes e te zboje ate kaste qeveritare qe po drejton luften dhe qe po shtyn popullin izraelit drejt nje katastrofe per vetveten..
PërgjigjuÇfare ishte ky?Ka bere ndonje gje per Shqiperine?Pse po e nderojne kaq shume,apo pse po e nderon edhe Trumpi?RIP ky robi,por m'duket pa lidhje kjo lidhja qe po mundohen ti bejne kto ktu.
Përgjigju