Detaje të reja zbulohen për vrasjen e Elton Çiçajt, 36-vjeçari i ekzekutuar të dielën në mbrëmje në rrugën “Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Ai ishte në një bar, në shoqërinë e gazetarit Spartak Koka dhe të një oficeri policie. Në këtë kohë, po në këtë lokal ishte edhe ish- ministri i Brendshëm, dhe deputet i LSI-së Luan Rama. Në këtë kohë, një person futet në lokal, i veshur sportiv me një kapele të bardhë me strehë.
Pranë tavolinës së Çiçës, ai i thërret me emër, viktimën dhe më pas qëllon dy herë ndaj tij. Autori doli nga lokali duke larguar me një veturë që e priste në rrugën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke u larguar drejt “Komunës së Parisit”.
Çiça u nis drejt spitalit të Traumës, por rrugës ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Policia konfirmoi se viktima kishte dy plagë vdekjeprurëse në kokë, dhe iu gjetën dy fishekë të një kalibri 5 mm.

(Ja fotoja e vrasësit pak sekonda para se të vriste Elton Çiçën në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut)

(Ja fotoja e vrasësit pak sekonda para se të vriste Elton Çiçën)
Ndërkohë, pritet verifikimi i kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja, për të zbardhur dinamikën e saj si dhe autorin e krimit. Po ashtu, policia ka kërkuar për të gjetur pamje të tjera kamerash për të identifikuar së paku drejtimin e mundshëm të lëvizjes së autorëve.
Gjatë mëngjesit të kësaj të hëne, policia shoqëroi në qytetin e Laçit, 3 persona, kushërinj të Robert Ramës. Ky i fundit është vrarë në qytetin e Durrësit në një atentat mafioz në korrik të vitit 2015. Ai dyshohet se ishte viktimë e hakmarrjes për grabitjen prindërve të Elton Çiçës, në Tepelenë me 31 mars të vitit të kaluar.
Po ashtu është shoqëruar edhe Elvis Imeri, pronar i një kompanie duralumini në zonën e Kombinatit. Ai është gjithashtu një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e prindërve të Çiçës.
Kjo pasi ai dhe i vëllai dyshohet se kishin informuar autorët për vendndodhjen e parave, pasi kishin punuar me dyert dhe dritaret e duraluminit të familjes Çiça në Tepelenë. Dy vëllezërve Imeri, në gusht të vitit të kaluar, iu kryen dy atentate me eksploziv, në njërin prej të cilëve mbeti i plagosur një prej vëllezërve Elton Imeri.
Shoqërohet pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, publikoi pamjet, nxori sekretin hetimor
Pak orë pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja e Elton Çiçës, policia nxorri njër urdhër shoqërimi për pronarin e lokalit, Lorenc Sallakun.
Lajmi u bë i ditur për mediat nga policia e kryeqytetit. Sipas saj, Sallaku është kërkuar të shoqërohet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të dhënë sqarime në lidhje me publikimin e videos si dhe të disa fotove.
Argumentimi i shoqërimit të tij sipas burimeve të policisë është se ai ka kryer veprime që dëmtojnë sekretin hetimore duke publikuar fotot dhe pamjet. Policia ka pretenduar se Sallaku, ka negociuar me media të ndryshme për të shitur pamjet e kamerave të sigurisë. Pas shoqërimit të tij, nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ndalimin apo jo të Sallakut.
****
Në mars 2015 dy të moshuar do të grabiteshin me dhunë dhe do të lidheshin në mënyrë çnjerzore në banesën e tyre.
Pak muaj më pas në korrik 2015 policia do të zbulonte 3 autorët e dyshuar, por tashmë të dëmtuarit i kishin vetidentifikuar dhë në këtë periudhë nisi kalvari i hakmarrjeve.
Ervis Imeri e Robert Rama ishin persona te parë të vendosur në shënjestër të hakmarrjes për krimin e kryer në familjen Çiça në Tepelenë.
Robert Rama do të ekzekutohej në qershor 2015 ndërsa për këtë krim djemtë e familjes Çiça u shoqëruan disa herë në polici por kurrë s'u provua përfshirja e tyre në këtë krim.
Ervis Imeri pak para vrasjes së Ramës do të gjente në automjetin e tij një sasi eksploziv por ky krim u parandalua nga policia dhe eksplozivi u hoq.
Por hakmarrja s'do të ndalej dhe më 9 dhjetor 2015 në Kombinat Elton Imeri vëllai i të dyshuarit si grabitës Ervis Imeri do të binte pre e një atentati ku do të pësonte dëmtimet të rënda në gjymtyrët e poshtme.
Por kur ende s'është mbushur një vit nga grabitja e të moshuarve zinxhiri i vrasjeve vazhdon dhe më 1 Maj 2016 me dy plumba pistoletë me mulli ekzekutohet Elton Çiça 36 vjecari djali i madh i familjes së grabitur në Tepelenë.
Numri i të shoqëruarve për këtë krim ka shkuar në 15 persona ndërsa policia ka krijuar dyshime se atentatori i mbrëmshëm është një vrasës me pagesë i cili ka ndjekur lëvizjet e Çiçës prej 2 ditësh.
Mësohet se mes të shoqëruarëve eshte edhe i dyshuari per grabitjen e prindërve të Çiçajt, Ervis Imeri si dhe disa familjarë të të vrarit Roberto Rama, i ekzekutuar në qershor të 2105, gjithashtu i dyshuar për grabitjen e famijes Çiça.
/Shqiptarja.com

VIDEO