Vrasja e Çiçës,Milloshi:S'doja të 
dorëzohesha, më shtyu familja

Vrasja e Çiçës,Milloshi:S'doja të <br />dorëzohesha, më shtyu familja
Zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici Renato Milloshi, i vëtëdorëzuar ditën e djeshme në polici, pasi akuzohet si ndihmës i Jani Aliajt në vrasjen e Elton Çiços në Bllok.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Milloshi ka deklaruar se nuk ka dashur të vetëdorëzohet, por që familja e tij e ka shtyrë drejt këtij veprimi.
 
‘’Nuk doja të vetëdorëzohesha, e vendosa me familjarët’’,-mësohet të ketë thënë Milloshi. 

Milloshi në deklaratën e tij ka thënë për Aliajn se ka dëgjuar se fshihet në një vend të Bashkimit Europian. Por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vendodhjen e tij. Ai është shprehur se gjatë kësaj kohe që ka qenë në kërkim nga policia, është fshehur në periferi të Tiranës.
 
‘’Kam dëgjuar se është diku në një vend të BE-së, por kaq di. Unë gjatë kësaj kohe jam fshehur në periferi të Tiranës. Për të mos më kapur policia ndërroja shumë shpesh banesat ku qëndroja’’,
-është shprehur Milloshi. 

Elton Çiça u vra me dy plumba nga një person në një lokal në kryeqytet më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes.

Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka qenë bashkëpunëtor i Jani Aliajt, pasi e largoi autorin me makinë nga vendi i ngjarjes.

Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të Policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.

Por si ndodhi vrasja në Bllok në 2016?
Plani për vrasjen ishte i mirëmenduar deri në detaje nga autori pasi e kishte ndjekur prej disa ditësh Çiçon, ndërsa u fut me qetësi në lokal në drejtim të tavolinës ku ishte ulur duke e ekzekutuar me dy plumba në kokë.
 
Elton Çiço në momentin  që u vra me armë zjarri ishte në shoqërinë e një oficeri policie, të një mjeku dhe një gazetari.
 
Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka qenë bashkëpunëtor i Jani Aliajt, pasi e largoi autorin me makinë nga vendi i ngjarjes.
 
Renato Milloshi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë dënuar më parë për armëmbajtje.
 
Tashmë pritet që të arrihet më shpejt në gjurmët e autorit të vrasjes Jani Aliaj, pasi Renato Milloshi ka pranuar që të bashkëpunojë.
 
Hasmëria Çiça-Aliaj dhe seriali i vrasjeve
Përplasja mes Elton Çicos dhe Jani Aliajt daton në vitin 2004.

Ata ishin miq me njëri-tjetrin, por vrasja e një shoku të Elton Çiços në Tepelenë ka sjellë përplasjet mes tyre. Më pas Jani Aliaj dhe Elton Çiço takohen përsëri në Greqi në burg, ku Çiço tenton ta vrasë me thikë Aliaj. 

Pas daljes nga burgu ka patur disa tentativa vrasje ndaj Aliajt në Gjirokastër dhe në Tiranë, por ka arritur të shpëtojë.

Më pas në 1 maj 2015-të u vra Elton Çiço nga Jani Aliaj. Përplasjet kanë vijuar edhe më pas ku në Fier pak muaj më parë u vra Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt, ndërkohë që Andi Mustafarajt mik i Elton Çiços i është bërë atentat në Tiranë, por ka arritur të shpëtojë.

Përplasjet mes Aliajt dhe Çiços kanë shkaktuar 4 të vrarë dhe 5 të plagosur. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)