Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, Milloshi nuk ka dhënë shpjegime para hetuesve.
Ai ka kërkuar që t'i caktohet një psikolog për të bërë verifikimin e gjendjes së tij mendore.
Pritet që masa ndaj Renato Milloshit në gjykatë të zhvillohet këtë pasdite.
Renato Milloshi u vetëdorëzua 2 ditë më parë, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë informacion për mënyrën se si u fsheh prej 6 muajsh.
Sa i takon ekzekutimit të Elton Çiçës te lokal "De Niro" në zonën e ish-bllokut, Renato Milloshi ka deklaruar se nuk e dinte që Jani Aliaj do kryente vrasje. Ai ka pranuar se e ka ndihmuar atë të largohet nga kryeqyteti pas vrasjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com