Policia e Lezhës ka prangosur 29-vjeçarin Kreshnik Bardhi pasi ai ka grabitur në automjet i cili ishte përdorur për një ngjarje kriminale, konkretisht vrasjen e Denis Kasës.
Sipas të dhënave të policisë, kapja e 29-vjeçarit është bërë gjatë operacionit të koduar “Spidermen” pasi automjeti i vjedhur është përdorur për vrasjen e Denis Kasës në Fier në 8 Janar 2016.
Ja komunikata
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Speaderman "
Me datë 01.06.2016, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore disa mujore, u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit policor "Speaderman" ku si rezultat i tij u arrestua shtetasi:
Kreshnik Bardhi, 29 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve në qytetin e Lezhës dhe konkretisht:
Me datë 23.11.2015, ka vjedhur banesën e shtetasit A.P. në Lezhë ndërsa me datë 09.12.2015, ka vjedhur automjetin e llojit "Toyota” në pronësi të këtij shtetasi. Ky automjet është gjetur i braktisur dhe i djegur me datë 08.01.2016 pasi ishte përdorur po atë dite nga autorët e vrasjes së një biznesmeni në qytetin e Fierit.
Nga hetimi rezulton se autori fillimisht I ka vjedhur çelësin e automjetit dhe më pas automjetin. Gjithashtu me datë 18.03.2016, ka vjedhur automjetin e llojit Benz C-Class në përdorim të shtetasit B.C.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com