Vrasja e Devi Kasmit/ Krimet nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar për ish-komandon grek

Krimet e rënda i refuzojnë gjykimin e shkurutar ish-komandos greke Efthymious Efthymiou të dyshuar për vrasjen kundrejt pagesës së Devi Kasmit.

Ndërsa 4 ditë më parë gjyqtari Luan Hasneziri ka vendosur të pezullojë për 1 vit për shkak të mosgjetjes gjykimin ndaj Aurel Hoxhallarit të dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal që realizoi këtë vrasje.

Kasmi u vra mbrëmjen e 29 Janarit pranë banesës së tij në rrugën “kongresi i manastirit” tiranë ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u pranogsën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.

Për krimin u arrestuan Efthymious Efthymiou, Elton Halipaj , Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari, Mario Meshini ndërsa u sekuestruan një arsenal luftarak në një banesë e dyshuar si baza e grupit në periferi të tiranës.

Ndërsa për një pjesë të grupit që është arrestuar për moskallëzim krimi pritet që të vendoset kompetenca për shqyrtimin e mëtejshëm gjyqësor tek dhoma penale tiranës.

Identifikimi i Efthymiout dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë dhe një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontraktuar ish komandon grek.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 21/04/2019 21:01

    Pse ktit nuk ja pranoni gjykimin e shkurtuar ky njesoj do kalbet ne burg, dhe hoqi nji pler nga qarkullimi ne tiran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës