TIRANE-Zyrtarët amerikanë që mbetën të vrarë në Libi u nderuan edhe në Tiranë. Të rinjtë e forumit “Rinia Aktive” mbrëmjen e djeshme ndezën qirinj pranë murit rrethues të Ambasadës Amerikane në Tiranë në nderim të ambasadorit Kristofer Stivens dhe 3 zyrtarëve të tjerë amerikanë, të cilët humbën jetën gjatë një sulmi në Bengazi.

Të rinjtë deklaruan se sulme të tilla duhen të dënohen pasi cënojnë jetën e diplomatëve, por edhe të qytetarëve të thjeshtë. Ndërkohë, prej ditës së mërkurës, në ambjentet e brendshme të selisë diplomatike amerikane në Tiranë, flamuri është ulur në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për zyrtarët e vrarë.
(sg/shqiptarja.com)