PEJË- Pas vrasjes së dy personave dhe plagosjes së gjashtë të tjerëve në Pejë 4 ditë më parë, sot ishte parashikuar të zhvillohej një protestë kundër vrasjeve. Protesta është shtyrë për t'u zhvilluar ditën e premte.
Protesta ishte planifikuar të fillonte nga ora 13:00 nga qendra e qytetit dhe do të vazhdonte deri te Stacioni i Policisë së Kosovës, ku ditë më parë familja Kelmendi, protestoi së bashku me kufomën e vrarë, informojnë mediat kosovare.
Protesta është iniciuar pas ngjarjes të rëndë në Pejë të shtunën e javës së kaluar ( 22 mars), ku disa persona të paidentifikuar nga një makinë ka shtënë me armë zjarri. Nga plumbat mbetën të vrarë Valdet Kelmendi dhe Fazli Bajraktari ndërsa u plagosën V. Mala, B.Lajqi, G. Kelmendi, P. Gashi , D. Berisha, F. Dervishi, të gjithë kalimtarë rasti.
Ngjarja, sipas medieve të Kosovës, dyshohet se ka ndodhur për shkaqe hakmarrjeje.
Ndërkohë, nga të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin pas përmirësimit të shëndetit, ndërsa dy të tjerë do të vijonë të kurohen deri sa gjendja e tyre të stabilizohet.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Plumba në Pejë, dy të vrarë, 5 të plagosur, dyshohet hakmarrja