Vrasja e dyfishtë/ Sandër Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së Shkodrës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkakruar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj. Ai tha se kjo lëvizjes për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.

"Kam ardhur sot në Shkodër i shtyrë edhe nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Dhe kemi pra këtë ngjarje të rëndë, e cila ka ngritur në alarm gjithë forcat e policisë vendore, por edhe forca të tjera qendrore nga Tirana.

Me gjithë luftën dhe goditjet e forta që i janë dhënë krimit të organizuar në Shkodër, edhe gjatë kohëve të fundit, me goditje të rëndësishme ndaj grupeve të organizuara të këtij krimi, prapë rezulton që lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar ende dhe mbetet shumë për të bërë.

Metastazat e këtij krimi edhe sot pra treguan që janë ende gjallë dhe që kanë mundësi për të goditur.

Dua të garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme dhe të sigurisë, janë të angazhuara në maksimum për të vijuar këtë luftë dhe për ta fituar, pa diskutim.

Në shërbim të këtij angazhimi ne kemi marrë sot edhe një vendim të rëndësishëm për të ngarkuar në krye të Drejtorisë Vendore të Shkodrës, një drejtues të ri, i cili vjen nga Tirana. Është Niko Brahimi, një nga drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, i cili ngarkohet sot me sigurinë e qytetit të Shkodrës. 

Kam besimin e plotë që ai në krye të drejtorisë, do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja për të siguruar atë që Shkodra meriton, qetësi, rend dhe dinjitet për arsye se ky qytet është në atë nivel saqë meriton gjithçka. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë dhe të qetësisë së qytetarëve të tij", u shpreh Lleshaj.

Vendimi vjen pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme ku si pasojë e një atentati të dyfishtë mbeten të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.

Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët, ndërsa dy lagjet "Kiras" dhe "Dobraci" kanë kohë që nuk gjejnë qetësi.

Nga qershori i vitit 2018 deri më sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate.

Vrasjet për vitin 2018
Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku

Vrasjet në vitin 2019

20 mars u vra Ferdinand Polia 

30 mars-Vriten në atentat Astrit dhe Brahim Bilali

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'