Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike ka reaguar pas vrasjes së elektricistit Zamir Velaj i cili humbi jetën në një ngjarje kriminale në fshatin Oblikë të Shkodrës. 

"OSHEE e denon me force kete akt te rende qe kryhet ndaj nje punonjesi te kompanise ne krye te detyres. Kerkojme nga organet e drejtesise ndeshkimin maksimal te autorit te kesaj vepre penale.  

 OSHEE ka qene dhe do te jete prane cdo abonenti debitor me synim gjetjen e formave sa me lehtesuese te shlyerjes se detyrimeve te akumuluara. Gjithesesi, per asnje arsye OSHEE nuk do heqe dore nga konsolidimi i ligjshmerise ne konsumin e energjise elektrike", thuhet në reagimin e OSHEE.

Redaksia Online
Shqiptarja.com