Vrasja e Eleni Bashos, dyshime
se ka lidhje me biznesin

Vrasja e Eleni Bashos, dyshime<br />se ka lidhje me biznesin
GJIROKASTER- Qindra të afërm dhe bashkëfshatarë nga fshati "Andon Poci" i komunës Odrie në rrethin e Gjirokastrës morën pjesë të premten në ceremoninë varrimit të laborantes dentare Eleni Basho e cila ishte vrarë mbrëmjen e të enjtes pranë banesës së saj në zonën periferike të Shkozës në Tiranë.

Lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së saj nga vetë familjarët e viktimës nuk ka komente dhe deri tani kanë heshtur. Nga të afërmit e saj mësojmë se Eleni Basho së bashku me bashkëshortin Ilirjan Basho janë vendosur me banim në Tiranë qysh në vitin 1999 dhe gati kishin ngritur një biznes për tregëtimin materialeve që përdoren në laboratoret dhe klinikat dentare.

"Mësohet se bashkëshorti i saj ishte ndarë disa kohë me dy ortakët e tij në këtë biznes, ndërkohë që ai është tërhequr vetëm pak muaj më parë edhe nga një biznes që lidhej me produktet farmaceutike. Nga të afërmit bëhët e ditur se patnerët e këtij biznesi i kishin borxh një shumë që shkonte deri në 100 mijë Euro dhe që afati i fundit i shlyerjes ishte fundi i shkurtit ose fillimi i marsit."- shkruan sot gazeta "shqiptarja.com"

Dy familjet e orgjinës së bashkëshortëve Ilirjan dhe Eleni Basho, prindërit e burrit dhe famija Dodi e prindërve të viktimës ishin të vendosur me banim në Shkozë të Tiranës ku kishin ndërtuar dy vila shumë pranë njera tjetrës.

Bashkëshortët Basho kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë dhe gjatë gjithë kohës kanë punuar së bashku në biznesin e materialeve dentare. Nga familjarët është kërkuar nga institucionet e drejtësisë gjetja e vrasësit, shkaqet e këtij krimi makabër dhe dënimi i autorit të krimit nga drejtësia.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet