Ilia Basho, deri në këto momemente është i arrestuari i vetëm i policisë së Tiranës, lidhur me vrasjen e gruas së tij Eleni Basho. Pas arrestimit në muajin Shkurt, Basho ka tentuar në të dyja shkallët e gjyqësorit që të lirohet por në fakt kërkesa e tij, është rrëzuar poshtë nga gjyqtarët. Nga momenti i arrestimit, bashkëshorti i 33 vjeçares Eleni Basho të ekzekutuar me dy plumba në zonën e Shkozës, se ka pranuar krimin duke pretenduar se është i pafajshëm. Duke këmbëngulur në këtë fakt, nëpërmjet dy avokatëve të tij Ilia Basho i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prej saj lirimin e menjëhershëm nga burgu dhe zhvillimin në gjëndje të lirë të veprimeve hetimore. Pritet që në ditët në vijim, të caktohet dhe data për marjen në shqyrtim të rekursit të bërë nga Ilia Basho, për prishjen e dy vendimeve dhe caktimin e një mase më të butë ndaj tij. Siç mnësohet momentalisht kërkesa ndodhet në dhomën e këshillimit, dhe pritet që shumë shpejt të caktohet dhe data e gjykimit. Pak ditë më parë gjatë marjes në pyetje Ilia Basho, ka pranuar se ka pasur lidhje intime me shtetasen Yllka Shehaj, duke pohuar se edhe mesazhet që i ka dërguar për të mos u takuar me të, ja ka bërë me qëllim që kjo lidhje të mos zbulohej nga njerëzit dhe familjarët e bashkëshortes së tij të vrarë Eleni Basho.
(eq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(eq/sg/shqiptarja.com)











