Personi që shihni në pamje i veshur sportive dhe firmato është Renato Milloshi i cili është akuzuar nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajties pa leje.
Para togave të zeza Milloshi mohoi të ketë marrë pjesë në vrasje, ndërsa në pak shpjegime në seancën që zgjati 5 minuta ai ka deklaruar se ishte shok me Jani Aliajn dhe ditën e vrasjes së Ciços e ka shoqëruar me makinë pa e ditur se çfarë krimi do të kryente.
I pyetur për të shkuarën e tij penale në gjykatë, Milloshi u shpreh se ka qenë i dënuar më parë.
Prej majit 2016 Renato Milloshi dhe Jani Aliaj u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës pasi sipas hetimeve rezultoi se ata ishin përfshirë në vrasjen e Elton Ciços për shkak të konflikteve me drogën dhe hasmërinë midis grupeve kriminale.
Milloshi u dorëzua tre ditë më parë në policinë e Tiranës nga ku deklaroi se prej ditës së ngjarjes e deri kur u dorëzua ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me Aliajn.
[gallery]21288[/gallery]
Por si ndodhi vrasja në Bllok në 2016?
Plani për vrasjen ishte i mirëmenduar deri në detaje nga autori pasi e kishte ndjekur prej disa ditësh Çiçon, ndërsa u fut me qetësi në lokal në drejtim të tavolinës ku ishte ulur duke e ekzekutuar me dy plumba në kokë.
Elton Çiço në momentin që u vra me armë zjarri ishte në shoqërinë e një oficeri policie, të një mjeku dhe një gazetari.
Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka qenë bashkëpunëtor i Jani Aliajt, pasi e largoi autorin me makinë nga vendi i ngjarjes.
Renato Milloshi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë dënuar më parë për armëmbajtje.
Tashmë pritet që të arrihet më shpejt në gjurmët e autorit të vrasjes Jani Aliaj, pasi Renato Milloshi ka pranuar që të bashkëpunojë.
Hasmëria që solli vrasjen
Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço për drogë.
Çiço kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. Më tej konflikti vijoi në 2015, kur Jani Alia u plagos me armë në Gjirokastër dhe në janar të 2016. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiço.
Si viktima ashtu dhe Jani Aliaj me Renato Milloshin që u dorëzua janë me precedent penale.