Vrasja e Elton Javorit/ ‘Shotgun, ‘benz’ i blinduar dhe jelekë antiplumb, çfarë u gjet në garazhin e burrit të tezes së vëllezërve Gashi në Fier

Vrasja e Elton Javorit/ ‘Shotgun, ‘benz’ i blinduar dhe jelekë antiplumb, çfarë u gjet në garazhin e burrit të tezes së vëllezërve Gashi në Fier

1701951790_agimgashi.jpg

Automjeti tip 'Benz' dhe autori, Agim Gashi

Përveç gjetjes dhe sekuestrimit të automjetit “Mercedes Benz E Class Coupe” që u përdor nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi në vrasjen e Elton Javorit, policia ka gjetur në garazhin e burrit të tezes së tyre edhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 70 vjeçarit Rexhep Puka, janë gjetur dhe sekuestruar 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1  armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip ‘benz’ i blinduar dhe brenda tij një targë automjeti tjetër.

Ndaj 70 vjeçarit rëndojnë akuzat për "Përkrahja e autorit të krimit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Elton Javorit në Fier, gjendet makina që përdorën 2 vëllezërit Gashi! Nën hetim burri i tezes së tyre, e kishte fshehur në garazhin e tij


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë