Vrasja e Enton Nikajt në Dajt
Gjykata: 22 vite burg për 5 autorët

Vrasja e Enton Nikajt në Dajt<br />Gjykata: 22 vite burg për 5 autorët
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimet për vrasjen e Enton Nikajt vitin e kaluar në fshatin Linzë të Dajtit.
 
22 vite burg kanë dhënë togat e zeza për 5 autorët, ku dënimi më i rëndë është ai i Emiljano Tashos, vrasësi i Nikajt, me 16 vite burg, ndërsa për katër të tjerët, gjykata është treguar zemërgjerë duke dhënë dënime nga 1 deri në dy vite burg.

enton nikajt

(Viktima Enton Nikaj)
 
Ajo që bie në sy është hendeku mes pretencës së Prokurorisë dhe vendimit të gjykatës. Organi i akuzës kërkoi në total 116 vite burg për pesë të arrestuarit, ndërsa gjykata dha vetëm 22 vite burg.
 
Erjon Biraçi është dënuar me 3 vite burg për përkrahje krimi, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 2 vite burg.
 
Mirsad Kuçana dhe Ervis Martinaj janë dënuar nga 1 vit e 4 muaj. Ndërsa Bujar Hasani është dënuar me vetëm 1 vit burg.
 
Dënimet e dhëna nga Gjykata
 
Emiljano Tasho 16 vjet
 
Erjon Biraci 2 vjet
 
Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj
 
Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj

Bujar Hasani 1 vit burg

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim