Vrasja e farmacistes, fqinjët:
Menduam se i ra të fiktë

Vrasja e farmacistes, fqinjët: <br />Menduam se i ra të fiktë
TIRANE-  Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve 11 dhe 13 vjeç banonte në zonën e Shkozës në kryeqytet së bashku me burrin e saj Ilirianin, ky i fundit biznesmen në tregtimin e medikamenteve dentarë. Për gjatë gjithë ditës ajo ka qënë në punën e saj si laburante dentare, ndërkohë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi është qëlluar për vdekje. Autori është treguar i pamëshirshëm, duke mos i lënë mundësi ti përqafonte për herë të fundit dy fëmijët e saj, që atë ditë nuk kishte mundur ti shihte që kur i përcolli në shkollë. Çifti jetonte në dy vila dhe sipas komshinjve, njiheshin si persona të urtë që gjatë gjithë ditës e kalonin duke punuar.

Në banesat e familjes Basho, gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë nga anëtarët e familjes, pasi ceremonia e varrimit të 35 vjeçares do të zhvillohej në një fshat të Gjirokastrës. Vetëm një komshia e të ndjerës ndodhej në banesë, të cilës i ishte dorëzuar çelësi i shtëpisë. 100 metra pa arritur në derën e shtëpisë së saj, ajo është qëlluar me pistoletë ku ka mbetur e vdekur në vend. Për shkak të errësirës dhe panikut, fqinjët menduan se i kishte rënë të fikët, por në spital mjekët i komunikuan vdekjen e saj si rezultat i plumbave të marë në shpinë. Rreth kësaj vrasje hetimi ndodhet në fazën fillestare, dhe se për momentin në dorë të policisë dhe prokurorisë kanë mbetur vetëm gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit dhe disa dëshmi të komshinjve e rrethit shoqëror të viktimës.

DESHMITARET NE VENDNGJARJE
Selim Balla një nga dëshmitarët, dhe komshinjtë e viktimës, tregon se dje në mbrëmje ka qarë pasi ka mësuar lajmin në televizor. "Këtu çdo ditë të qahet. Ngrihet njeriu shëndoshë e mirë në mëngjes dhe vjen në darkë në shtëpi i mbyllur në arkivol"-thotë Selimi. Ndërkohë që një tjetër dëshmitar, i cili është marë në pyetje nga policia dje ka folur për gazetën "Shqiptarja.com", ku ka treguar momentet e panikut që përfshiu zonën, pasi u mësua se 35 vjeçares nuk i kishte rënë të fiktë por ajo ishte qëlluar për vdekje me armë zjari. Fatmir Mara, fqinji i viktimës Eleni Basho në një intervistë tregon se fillimisht krismat e armës u morën si fishekëzjare që hedhin fëmijët, por kuja tronditëse e një gruaje, bëri që të reagonim.
Ku ishit ju kur u dëgjuan krismat?
Unë po qëndroja brenda në shtëpi. Çfarë do bëja në atë orë, shi binte dhe po shikoja televizor. Nuk mund të them me saktësi orën, por në këtë moment, kam dëgjuar tre të shtëna. S'kam lëvizur nga dhoma, pasi zhurma mu duk si fishekëzjarët (Shashka) që hedhin fëmijët. Kjo mbase se dhe dritaret dhe dyert e banesës i kishim të mbyllura, pasi bënte ftohtë.
Por si mësuat për vrasjen e komshies tuaj?
Sapo kemi dëgjuar të shtënat, 2-3 minuta më vonë dëgjojmë këtë komshien këtu poshtë, duke bërtitur ndihmë… ndihmë…. Menjëherë kemi dalë të shohim çfarë ka ndodhur. Unë jam afruar tek trupi i shtrirë në mes të rrugës, së bashku me disa komshinj të tjerë. Kur pamë fytyrën e zonjës së shtrirë e njohëm, por menduan se i kishte rënë të fikët.
Çfarë bëtë më pas, si vepruat thirët policinë?
Jo, jo nuk na shkoi mendja fare tek policia. Menjëherë me një makinën e komshiut këtu, e çuam trupin dhe e futëm në makinë ashtu siç ishte bërë me baltë. E kemi çuar në urgjencën e spitalit dhe pasi gruaja është futur në sallën e operacionit, pak minuta më pas mjekët na thanë se gruaja që e sollëm në spital kishte vdekur, pasi ishte qëlluar me armë zjari.
Si e pritët juve këtë lajm?
Mbetëm të befasuar, se menduan që i kishte rënë të fikët se mos vallë ishte trembur shashkat, se ne ashtu menduam në fillim.
Po bashkëshortin kush e lajmëroi?
Nuk e di kush e ka njoftuar, por me sa më thanë më pas njëri nga komshinjtë këtu. Burri i saj, ka ardhur në spital ku ka folur me mjekët dhe policinë. Nuk e di çfarë ka biseduar, por sapo kanë marë trupin e gjithë familja në mesnatë është nisur në drejtim të Gjirokastrës, pasi aty vendosën të bënin ceremoninë e varrimit.
Juve ju ka pyetur policia rreth kësaj vrasje?
Po më ka pyetur. Nga spitali mua dhe personat që ishin aty na kanë çuar në polici, ku na kanë mbajtur rreth 3 orë. Unë jam marë në pyetje, ku ka treguar atë që dija dhe veprimet që bëra.
Për çfarë gjëra ju pyetën në polici?
Më thanë, nëse kishim parë persona në rrugë, por realisht nuk pashë gjë. Nga të shihja unë po rija brenda në banesën time duke parë televizor. Vetëm kur dëgjova të thirurat, atëherë dola jashtë. Dhe kur dola, ishte vetëm errësisë pasi rruga është pa drita. Kjo është e gjitha, u thashë dhe më pas me lejuan të shkoja në shtëpi.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari