Teksa Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë për të shpërndarë protestuesit që po plaçkitin dhe po thyejnë nëpër rrugët e qyteteve amerikane, duke refuzuar të drejtën për protesta paqësore, demonstruesit në Portland të Oregonit kanë treguar se nuk janë pro dhunës dhe se mbështesin protestat paqësore.
Skena e pazakonta e mijëra qytetarëve që qëndrojnë të shtrirë mbi urën Burnside në qendër të qytetit janë filmuar nga ajri dhe pamjet po bëjnë xhiron e botës.
Ata shihen të shtrirë në rrugë me duart pas shpinës, duke simuluar kështu pozitën në të cilën është gjendur George Floyd derisa polici Derek Chauvin po ia mbante gjurin mbi qafë.
Pamjet nga ajri tregojnë urën qindra metra të gjatë të mbushur me trupat e demonstruesve, që në mënyrë paqësore kanë dërguar një mesazh ndryshe nga ato që i kemi parë këto ditë nëpër rrugët e qyteteve amerikane.