RUSI-Një gjykatë e Moskës ka shpallur fajtorë 5 persona për vrasjen e gazetares ruse Ana Politkovskaja në vitin 2006. Njëri prej tyre u shpall fajtor se kishte qëlluar Politkovskajën, ndërsa katër të tjerët për organizmin e vrasjes.

Tre prej të dënuarve ishin vëllezër nga Çeçenia. 48 vjeçaraja Ana Politovskaja, gazetare investigative me përvojë dhe një zë kritik i luftës së Rusisë në Çeçeni u qëllua në një ashensor pranë shtëpisë së së saj.Tre nga 5 të dënuarit ishin liruar nga akuza e vrasjes në gjyqin e vitit 2009.

Vendimi fillestar u shfuqizua nga Gjykata e Lartë e Rusisë, e cila urdhëroi rigjykimin e tyre. Njëri nga vëllezërit, Rustam Makhmudov, u shpall fajtor se qëlloi gazetaren, kurse dy të tjerët u shpallën fajtor pasi ndihmuan në largimin e vrasësit. Gjithashtu edhe xhaxhai i vëllezërve dhe një polic në pension u shpallën fajtorë për organzimin e vrasjes.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)