Vrasja e gazetares së Panama
Papers, i biri rrëfen tmerrin

Vrasja e gazetares së Panama<br />Papers, i biri rrëfen tmerrin<br>
I biri i gazetares nga Malta Daphne Caruana Galizia  e cila u vra dje në një atentat me bombe në makinën e saj, ka reaguar pas humbjes së mamasë së tij. Në një postim në facebook, Matthew Caruana Galizia, thotë se nëna e tij u vra sepse “qëndronte mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë, si shumë gazetarë të fortë".

Ai tregon momentin e shpërthimit të makinës, dhe përpjekjet e tij për të shpëtuar të ëmën, ndërsa fajëson autoritetet për vdekjen e gazetares që publikoi skandalin e Panama Papers.

 “Nëna ime u vra sepse qëndronte mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë. Por ishte gjithashtu në shënjestër sepse ishte e vetmja që po e bënte këtë. Kjo ndodh kur institucionet e shtetit janë të paaftë: personi i fundit që ka ngelur në këmbë, shpesh është një gazetar. Dhe kjo e kthen në personin e parë të vdekur.

Nuk do ta harroj kurrë të vrapuarit në ferrin e fushës, duke u përpjekur të kuptoj një mënyrë për të hapur derën, në krah të veturës ku ende pëshpëriste, duke bërtitur me dy policë që kërkonin të përdornin një pajisje për fikjen e zjarrit. Ata më shihnin. “Më vjen keq, nuk mund të bëjmë asgjë” më tha njëri prej tyre.

Shikova përreth dhe pashë pjesë të trupit të nënës sime rreth meje. Kuptova se ata kishin të drejtë, ishte një gjendje e pashpresë. “Kush është në makinë?” më pyetën. “Mamaja ime është në makinë. Ka vdekur. Ka vdekur për shkak të paaftësisë suaj”. Po, paaftësia dhe neglizhenca që rezultoi në dështim për të parandaluar atë që ndodhi.

Më vjen keq që jam kaq i qartë, por kjo është pamja e luftës, dhe ju duhet ta dini. Nuk ishte një vrasje e zakonshme, dhe nuk ishte tragjike. Tragjike është kur dikush vrapon nga një autobus. Kur ka gjak dhe zjarr rreth jush, kjo është lufta.  Ne jemi një popull në luftë kundër shtetit dhe krimit të organizuar, që është bërë I padallueshëm.

Disa orë më vonë, kur ai kllouni, kryeministri ishte duke dhënë deklaratë në parlament rreth një gazetari që shpenzoi një dekadë të tërë ta ngacmonte dhe kërcënonte, një nga rreshterët e policisë që supozohet të investigojë vrasjen e saj, Ramon Mifsud, postoi në facebook: “Çdokush merr atë që meriton, plehun e lopës. Jam i lumtur ”.

Po, ky është vendi ku jemi: një shtet mafioz, ku ju mund të ndryshoni gjininë në kartën tuaj (të falenderojmë zotin për këtë) po edhe ku mund të ndaheni në copa se ushtroni liritë tuaja bazike. Vetëm për njerëzit që supozohet se duhet t’iu mbrojnë në vend që të festojnë. Si arritëm deri këtu?

Kultura e mosndëshkimit është lejuar të lulëzojë nga qeveria në Maltë. Është paksa ngushëllim për kryeministrin e këtij vendi të thotë se ai nuk “do të pushojë” derisa të gjenden autorët e krimit, kur ai drejton një qeveri që inkurajon të njëjtin mosndëshkim. Së pari, e mbush me kukulla zyrën e tij, më pas mbush policinë me kukulla dhe budallenj, dhe më pas mbush gjykatat me kukulla dhe të paaftë. Nëse institucionet do të ishin në punë, nuk do të kishte asnjë vrasje për të investiguar, ndërkohë që unë dhe vëllezërit e mi do të kishim akoma një Nënë.

Joseph Muscat, Keith Schembri, Chris Cardona, Konrad Mizzi, Prokurori i Përgjithshëm dhe një listë e gjatë komisarësh policie që nuk ndërmorën asnjë veprim: ju jeni bashkëpunëtorë. Ju jeni përgjegjës”, shkruan Mattheë Caruana Galizia.

djali i gazetares malteze
   (Postimi i gazetares së Panama Papers Matthew Caruana Galizia​)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore