Vrasja e gazetarit Khashoggi, gjykim në Arabinë Saudite/ Merkel: Të qartësohet ngjarja

Të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të gjykohen në Arabinë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i jashtëm i Arabisë Saudite.

Mediat perëndimore kanë treguar histeri me mbulimin e rastit të vrasjes së gazetarit saudit,“ u shpreh në një konferencë në Bahrejn, Adel al-Jubeir.

Një ditë më parë Turqia tha se dëshiron të ekstradojë 18 qytetarët sauditë, të cilët, autoritetet thonë se kanë qenë të përfshirë në vrasje.

“Problemi ynë me ekstradimin është se individët janë shtetas sauditë. Ata janë ndaluar në Arabinë Saudite dhe hetimi po kryhet në Arabinë Saudite, andaj ata do të gjykohen në Arabinë Saudite”, tha ministri al-Jubeir.

Turqia dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar se ka informacione lidhur me fatin e gazetarit, por prokurori publik saudit, tashmë këtë rast e përshkruan si vrasje të paramenduar.

Gazetari Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë. Riadi zyrtar mohon se familje mbretërore është e përfshirë në këtë ngjarje. Khashoggi ka qenë kritik i zëshëm i princit të kurorës, udhëheqësit de fakto të Arabisë Saudite.

Vrasja e gazetarit Jamal Kashogi nuk është anashkaluar as në takimin që kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi në Pragë me homologun e saj çek, Andrej Babis.

“Gjermania nuk është e gatshme eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të mos hetohet ashtu siç duhet,” ka thënë Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

“Eshtë e nevojshme të qartësohet prapavija e krimit, i cili ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll, ka thënë më tej kancelarja dhe derisa kjo nuk bëhet, ne nuk do të dërgojmë armë në Arabinë Saudite.”

 Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor. Gati tri javë më vonë, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur përgjegjësinë te princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, por autoritetet saudite e kanë mohuar përfshirjen e familjes mbretërore në krim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 27/10/2018 19:38

    Ngjarja ka ndodhur ne Turqi ata duhet te denohen aty ku esht ba krimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale