Vrasja e gazetarit në Sllovaki
përplas politikën

Vrasja e gazetarit në Sllovaki<br />përplas politikën<br>
Pas protestave në më shumë se 25 qytete në Sllovaki të cilat u zhvilluan pas vrasjes së gazetarit investigative Jan Kuciak, tensionet politike në vend janë shtuar.

Presidenti sllovak Andrej Kiska ka bërë thirrje për një reformin të qeverisë, ose zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend, në mënyrë që të rikthehej besimi i qytetarëve te politika, por ky propozim është kundërshtuar nga kryeministri Robert Fico, i cili e ka akuzuar presidentin se është duke “kërcyer mbi varrin e të vdekurve”.

Kuciak, 27 vjeç u gjet i vrarë në banesë së bashku me partneren e tij, ndërkohë që policia është duke investiguar pistën e vrasjes së tij për shkak të shkrimeve të tij investigative.

Nga ana tjetër mediat sllovake raportojnë se vrasje e Kuciak ishte diçka e planifikuar pasi ai ishte gati të publikonte një investigim të tij që kishte të bënte me bashkëpunimin  e politikanëve të lartë sllovak me mafian italiane.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve

LIVE-Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve