Vrasja e gazetarit saudit, drejtoresha e CIA-s vizitë urgjente në Turqi

Vrasja e gazetarit saudit, drejtoresha e CIA-s vizitë urgjente në Turqi

Drejtoresha e CIA-s Gina Haspel

Drejtoresha e Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gina Haspel, do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Turqi ku pritet të bisedojë me zyrtarët turq lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll.

Vizita e drejtoreshës së CIA-s në Turqi është konfirmuar mbrëmë, kjo lidhet me deklaratën e mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se SHBA-të po dërgojnë në Turqi dhe në Arabinë Saudite një numër të madh të zyrtarëve të inteligjencës për të mbledhur informacion mbi vrasjen e Khashoggit.

Për momentin, kam një grup të shkëlqyer njerëzish në Turqi dhe Arabinë Saudite. Së shpejti do të dimë gjithçka,

Tha Trump.

Pritet që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të mbaj një fjalim në Parlament në të cilin do të flasë për rastin dhe do të publikojë rezultatet e hetimit aktual për vrasjen e Khashoggit.

Gazetari dhe kolumnist në prestigjiozen amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor, pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas disa ditëve të mohimit se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një zënke brenda konsullatës.

Një ekip i përbashkët turko-saudit të enjten përfundoi një hetim mbi rastin, pasi kreu hetime në rezidencën e konsullit të përgjithshëm si dhe në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Ditën e sotme janë gjetur disa pjesë të trupit të gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi. Kështu ka bwrw të ditur prestigjiozja Sky News, trupi i gazetarit ishte i prerë në pjesë dhe fytyra e tij ishte shpërfytyruar. Të njëjtat burime bënë me dije se pjesët e trupit u gjetën në kopshtin e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan